
Të dashur prindër dhe maturantë!
Lejomëni të ndaj me ju raportimin e parë të ardhur nga universitetet.
IAL-të kanë mbyllur fazën e ankimimeve, nga ku rezulton se:
UT nga 88. 276 aplikime ka 216 ankimime.
UMT nga 2. 024 aplikime ka 28 ankimime.
UPT nga 24. 177 aplikime ka 19 ankimime.
Universiteti i Durrësit nga 35. 491 aplikime vetëm 3 ankimime.
Universiteti i Arteve nga 1. 234 aplikime vetëm 1 ankimim.
Universiteti i Shkodrës nga 13. 126 aplikime ka 16 ankimime.
Universitetet e Korçës, Elbasanit, Vlorës dhe ai i Sporteve kanë zero ankimime në 36. 018 aplikime.
Pra, në total rezultojnë vetëm 287 ankimime në 475.000 aplikime, ose vetëm 0.06 % e numrit të aplikimeve. E thënë ndryshe 1 në 1655 aplikime ka kërkuar verifikim.
Besoj shfirat flasin vetë!
Të gjitha këto ankimime janë shqyrtuar nga IAL-të dhe kanë marrë përgjigje. Jemi në komunikim të pandërprerë me Universitetet tona dhe falënderoj Rektorët, Dekanët dhe Grupet e Punës të cilët po realizojnë me shumë përgjegjësi këtë proces. Autonomia dhe përgjegjshmëria institucionale po funksionon.
Të dashur maturantë gjithçka do të vijojë sipas parashikimeve dhe Udhëzimit Nr.13.
Për ju, fituesit e raundit të parë, regjistrimet fillojnë në datë 13 shtator. Raundi i parë mundësoi që më të mirët të zgjedhin të parët, por edhe për të gjithë ju të tjerët një pamje reale, të qartë për ta bërë meritën dhe preferencën fituese.
Ju keni sërish në dispozicion 10 alternativa që mund të jenë edhe alternativa të reja. Pra, 10 mundësi të reja pasi keni gjithçka më të qartë falë transparencës së raundit të parë.
Më të mirët e raundit të dytë sërish mund të fitojnë edhe 10 programe dhe pasi ata të zgjedhin siç udhëzimi përcakton, vendet e lira do të plotësohen nga universitetet duke ulur vijën e kuqe dhe ruajtur renditjen e raundit të 2-të duke plotësuar kuotat e parashikuara.
Rikujtoj që nga IAL publike janë shpallur 24 915 vende studimi, ndërkohë që aplikantë në universitetet publike në fazën e parë janë 22 mijë.
Suksese!
