Hyn në fuqi Karta e Studentit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit.
Karta e Studentit ofron tarifa të reduktuara për transport, shërbime social-kulturore, dhe tarifa të reduktuara nga bizneset, për t’iu siguruar të rinjve një jetë studentore sa më të bukur.
