IMG_8658

Shkolla “Asim Vokshi” është ndërtuar si një institucion model arsimor, i pajisur me infrastrukturë të avancuar dhe teknologji të fundit. Ajo do të ofrojë një mjedis inovativ arsimor për 750 nxënës, duke u fokusuar në mësimin e gjuhëve të huaja dhe aftësitë në fushën e IT-së. Kjo shkollë ka për qëllim përgatitjen e nxënësve jo vetëm për tregun e punës në Shqipëri por edhe atë ndërkombëtar, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të qenë konkurrues në një treg global.
“Për këtë vit do të përfundojnë 100 objekte shkollore, të cilat ne i kemi nisur si projekte dhe do t’i vendosim në dispozocin të mësuesve dhe nxënësve tanë brenda këtij viti.” – Deklarata u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, gjatë përurimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, e cila është rindërtuar me standardet më të mira, me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading