April 22, 2026
6323-0-b47c5ee156801846a3a69d97cc3bac2e

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rregulloren mbi testimin e informatizuar të Mjekësisë së Përgjithshme 2023 – KLIKO KËTU

Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur i me:

  • Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal); Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
  • Faturën origjinale të pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës së testimit për llogari të QSHA- së, Formularin për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në linkun:

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/Fature provim digjitalizuar.pdf

Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në testim.

Kandidati gjatë zhvillimit të testimit duhet të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  • ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
  • ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
  • ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit;
  • ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;
  • firmos procesverbalin e pjesëmarrjes dhe rezultatit të marrë.

Të gjithë kandidatët e regjistruar, lutemi të verifikojnë paraprakisht identitetin dhe orarin e pjesëmarrjes në testim, në faqen zyrtare të QSHA-së, në adresën http://www.qsha.gov.al, “Provimet e Shtetit”, rubrika “Njoftime”, “Lista e kandidatëve për testimin e informatizuar, në kuadër të pranimit në programin Mjekësi e Përgjithshme. http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/TESTIMI%20I%20INFORMATIZUAR%20I%20MATURANT%C3%8BVE.pdf

Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në testim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading