Pavarësisht kërkesës nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ndaj qeverisë për vaksinimin e stafeve akademike dhe rikthimin e studentëve në auditor, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se mësimi online në Universitete do të vijojë online deri në një urdhër të dytë.

Puna në 4 spitalet vijon pa ndalur në shërbim të qytetarëve dhe rasteve, ne kemi siguruar të gjithë kapacitetet e nevojshme dhe furnizimet me barna dhe materiale mjekësore në mënyrë që bluzat e bardha të kenë kapacitete e nevojshme për të trajtuar pacientët. Spitalet rajonale vijojnë vijojnëë të kryejnë triazhin në të gjithë strukturat e tyre, ku përveç tamponit bëhet dhe testi i shpejtë. Vijon puna për të gjithë procesin që e kemi nisur të vaksinimit, të mjekëve dhe infermierëve në frontin e parë të luftës COVID. 369 mjekë e infermierë janë vaksinuar ku më pas do të shkojmë te shtëpitë e azileve dhe për të vijuar më pas me të moshuarit mbi 75vjeç duke vijuar me vaksinimin e kombinuar. Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë.

Ashtu sikurse, Silva Bino jua shpjegoi, mund tju përsëris se ky vendim përsa i përket universiteteve vjen bazuar në disa të dhëna epidemiologjike ku kemi një rritje të rasteve pozitive në grupmoshën e re. Kjo na çon në një vendimarrje për të bllokuar përhapjen e virusit në këtë grupmoshë. Nëse do kemi grumbullim të rinjsh në sallat e universiteteve, do kemi rritje. Me të dhënat që kemi është vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve që mësimi të vijojë online. Kjo mund ta shihni dhe në vendet e tjera. Dhe universitetet kanë pasur kohë për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, do ketë vlerësim në baza epidemiologjike. Ajo çfarë është fokusi ynë, është shëndeti i qytetarëve. Mbi këtë nisemi kur marrim vendim.” – tha Manastirliu.

Burimi: Shqiptarja.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.