December 6, 2023

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës, njoftoi sot për zhvillimin e procesit mësimor online, në kushtet e jashtëzakonshme të karantinës, për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Në një udhëzim të posaçëm rektori i këtij Universiteti, citon se “zhvillimi i procesit mësimor në platformat online me studentët e Universitetit të Tiranës, sipas vlerësimeve të njësive kryesore të UT-së, do të kryhet gjithmonë duke ruajtur standardet bazë të procesit të mësimdhënies”.

“Pasi të kenë analizuar dhe vlerësuar platformat më të mundshme që mund të operohen në bazë të departamenteve të bëjnë testimin dhe pilotimin e leksioneve online sa më parë dhe më pas të depozitojnë përmes komunikimit elektronik, informacionin për platformën online që do të përdorin për zhvillimin e mësimit brenda datës 27 mars 2020”, thuhet në udhëzim.

Që prej datës 9 mars, pas urdhrit për ndërprerjen e procesit mësimor në shkolla, për  shkak të COVID-19, klasat parauniversitare po vijojnë me zhvillimin e mësimit online. Në kushtet e situatës së vështirë të  karantinës, mësimin online e kanë nisur edhe disa Universitete. Kështu i pari që e nisi këtë model ishte Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, që përmes platformave falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks, ofron për studentët leksione online.

Burimi: ata.gov.al

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d