“Ashtu si disa vende të tjera të Ballkanit, Shqipëria ka qenë relativisht e pazbuluar nga turistët, megjithatë nuk është thjesht vendi me bukuritë e tij të mëdha natyrore që meriton të eksplorohet”

“Ashtu si disa vende të tjera të Ballkanit, Shqipëria ka qenë relativisht e pazbuluar nga turistët, megjithatë nuk është thjesht vendi me bukuritë e tij të mëdha natyrore që meriton të eksplorohet. Duhet të mbani parasysh se ka një kuzhinë të mrekullueshme”, thotë “Travelpulse”, që rendit më pas 5 ushqimet që siç thotë, nuk duhen humbur kurrsesi gjatë vizitës në Shqipëri.
Tepër e shijshme, e ushqyeshme dhe e lehte për xhepin, listën e kryeson fërgesa që duket se të huajve u ka lënë goxha përshtypje. “Do të kënaqeni e do të ngopeni”, thuhet në faqen online përpara se të vazhdohet me këshillat për pjatën tjetër.





