Pranimi në universitete, orientimet për përgatitjen e maturantëve

Maturantët duhet të nisin të orientohen që tani për mënyrën se si do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta, pikët lëndëve me zgjedhje që u rrisin ose jo shanset për t’u renditur fitues.

Të gjithë universitet kanë publikuar kriteret e tyre, ndërkohë që duke filluara nga data 20 deri në 2 mars nisin takimet të përfaqësuesve të universiteteve në çdo qytet të Shqipërisë me maturantët.

“Sapo kemi nisur letër drejtorive arsimore dhe universiteteve për të realizuar këto aktivitete promovuese në qendër të qytetit dhe në shkolla, që maturantët të njihen konkretisht për kriteret që ato ofrojnë, si do të llogaritet mesatarja, lëndët e preferuara dhe përqindjet e përcaktuara nga senatet e universiteteve”, tha Zamira Gjini, dr. e Arsimit Parauniveristar.

Një vit më parë, pati maturantë që u penalizuan për faktin se fakultetet kishin renditur si lëndë me më shumë pikë ato që disa gjimnaze nuk i kishin pasur si kurikul, gjë e cila ka ndryshuar.

“Universitetet janë njohur me kurikulat e shkollave të mesme, me atë që kanë bërë dhe bëjnë maturantët e këtij viti. Nëpërmjet Institutit të Zhvillimit të Arsimit iu është foruar një material informues, më i detajuar”, thotë Gjini.

Rregullorja e maturës shtetërore nuk ka ndryshuar. Në muajin qershor do të zhvillohen provimet, tre lëndë të detyruara dhe dy me zgjedhje, ndërsa gjuha e huaj Anglishtja do të ketë një datë më vete.

burimi: Top Channel

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.