Sqarimi i ekspertit të arsimit në lidhje me atë, që po ndodh në pranimin në universitete. Reagon dhe PD

Një nga ekpertë e arsimit në vend Fatmir Vejsiu ka publikuar në rrjetet sociale një analizë të detajuar me problemet e sistemit të ri, që u aplikua këtë vit për pranimin e studentëve në Universitete. Ai argumenton bazuar në dokumenta të sakta.
Eksperti ka paraqitur një tabelë të parë me 40 fituesit e parë të degës Gazetari dhe thotë se duket qartë se i pari i listës pra fituesi i parë është një maturant me mesatare 8.58 dhe fituesi i  27 ka notë mesatare në lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi  7.2.

 


Ndërsa në tabelën e dytë janë renditur ata që kanë mesatare mbi 9.2, por për fat të keq nuk do të mund të jenë dot fitues për këto arsye:
“Maturanti i renditur i 620 që ka patur mesatare 9.19 ka humbur me shumë se sa 25% të pikëve sepse në shtator 2015 ai nuk e dinte që në janar 2016 do dilte një vendim i senatit të Universitetit të Tiranës ku do thuhej që kandidatët për këtë degë duhet të kenë zgjedhur si lëndë preferenciale domosdoshmërisht edhe Sociologjinë edhe Filozofinë edhe Psikologjinë edhe Histori Arti edhe Histori Muzike. Senati paska përcaktuar si lëndë të parë preferenciale Historine e artit.
Harrojnë se ajo zhvillohet kur shkolla nuk mundëson realizimin e lëndës ARTE dhe për këtë maturanti penalizohet me 5% të pikëve?! Sa turp!”, sqaron ekperti Vejsiu.


Fatmir Vejsiu shton se parandjen, që do ketë shumë të pakënaqur edhe për faktin se askujt nuk ju bë e ditur se çfare do ndodhte në shtator.
Ai ka bërë dhe një vlerësim mbi qëndrimin e Universitetit Mjekësor, që ka bëri rregullimin e duhur për të hequr nga lista e lëndëve preferenciale sociologjinë dhe filozofinë, të cilat nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejt me lëndët kryesore të fakulteteve të këtij universiteti.

 

Reagimi i Partisë Demokratike

Në këtë situatë opozita e drejton gishtin e përgjegjësisë ndaj qeverisë, duke e quajtur si shkaktaren e vetme për kaosin me të cilin po përballen studentët. “E gjithë kjo rrugë e ndjekur ka të dëmtuarit e vetëm, maturantët në mbarë vendin,” – thotë Sekretarja e marrëdhënieve me publikun, Grida Duma.

Edhe pse nuk e sqaron se si Duma shton se po favorizohen universitete private.

“Qeveria i lau duart, duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, por gishti i maturantëve është drejtuar sot tek Edi Rama dhe Lindita Nikolla.
Sepse ata i tradhtuan duke i ndryshuar rregullat në prag të përfundimit të maturës. Ishte Rama me Nikollën që vranë meritat e çdo maturanti, mbollën kaos, zhdukën transparencën dhe i futën Universitetet në rrugë pa krye, duke favorizuar klientelën e tyre të universiteteve private.” – mbyll deklaratën Grida Duma.

Pjesë nga deklarata:

Maturanët nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit. Maturantët nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale, të degëve që donin të vazhdonin, para plotësimit të formularit. Nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës, në llogaritjen e mesatares sipas profileve.
Nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin. Nuk e dinë se në sa faza regjistrimi, do kalojë vuajtja e tyre për të vazhduar arsimin e lartë. Nuk marrin askund përgjigje për padrejtësinë që po i bëjnë. Të rinjtë duhet të bashkohen e të ngrohen për ti dhënë fund këtij sistemi të korruptuar e kriminal në arsim.
Maturantët, studentët do të jenë më mirë pa Edi Ramën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.