Provimi i Letersise, 11 qershor 2016

Ditën e shtunë, më 11 qershor, rreth 42 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore. Pro-vimet e maturës i jep maturanti i vitit shkollor 2015-2016 që ka përfunduar me sukses vitin e fundit shkollor dhe ka plotësuar Formularin A1, dhe maturantët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar Formularin A1Z. “GSH” publikon të plota programet orientuese të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për të gjitha profilet e gjimnazeve, përfshi ato gjuhësore, artistike dhe profesionale. Bashkëngjitur maturantët do të kenë mundësinë të gjejnë listën e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar që do të bëhet të shtunën. Për pranimin në universitet për maturantët çdo provim mature ka rëndësi të barabartë, pasi do t’i llogaritet nota mesatare e 5 provimeve të maturës.
Përbërja e testit
Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Pra, që një maturant të quhet kalues në provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, këtë vit duhet të marrë 20% të pikëve totale, pra minimalisht i duhen 10 pikë që të kalojë. Testi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është i përbërë nga tri nivele; shkallët e vështirësisë ndahen, 40% për një nivel nën mesatar, 40% për një nivel mesatar dhe vetëm 20% e testit do të jetë për një nivel mbi mesatar, që kërkon një përgatitje shumë të mirë të maturantëve. Në strukturën e testit, 45% të tij e zë teksti letrar, ndërsa 55% teksti joletrar. Në fokus të maturantëve duhet të jenë të kuptuarit dhe përdorimi i drejtë i fjalës. Interpretimi i kuptimeve të dyta, si pasuri gjuhësore brenda strukturës tekstore si dhe kuptimi i figurshëm i fjalëve. Në vëmendje të tyre duhet të jetë edhe pasurimi i fjalorit, ku ata të jenë të aftë të zbulojnë dhe të përdorim dukuri gjuhësore si: polisemia, sinonimia, antonimia dhe shprehjet frazeologjike. Si dhe të jetë i aftë që të analizojë përdorimin e figurshëm të tyre. Rëndësi do të ketë edhe analiza që do t’i bëhet tekstit (letrar dhe joletrar). Teksti mund të jetë i punuar ose jo në klasë. Pra nxënësit duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në pyetjet që do të ketë me zhvillim në testin e 11 qershorit, maturanti duhet të dallojë temën, tematikën, motivin, karakteret, si dhe të dallojë faktin nga opinioni duke përdorur informacione nga teksti dhe këndvështrim vetjak. Duhet të jetë i aftë të përdorë rregullat drejtshkrimore dhe rregullat e pikësimit të gjuhës standarde.
Teksti letrar
Teksti letrar, i cili zë 45% të testit, do të përzgjidhet nga këto vepra; nëse është tekst në poezi: Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”; ndërsa në prozë: Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”, “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. Nëse do të përzgjidhet një dramë, atëherë ajo do jetë mes këtyre 10 veprave: “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”, “Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, “Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.