Pranimi ne universitet me KONKURIM

Matura Shtetërore do të jetë një provim dalës, por jo hyrës për në institucionet e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë saktëson se gjatë vitit të ardhshëm akademik, të rinjtë, pas provimit të Maturës Shtetërore, do t’u duhet të aplikojnë pranë universiteteve që ata preferojnë.

“Duke filluar nga 2016-2017, Matura Shtetërore do të jetë një program vetëm dalës dhe jo dalës dhe hyrës në universitet. Kjo do të thotë se studentët do të mbarojnë shkollën e mesme, do të marrin pikët

e tyre të maturës që është përmbyllja e një cikli studimor. Më pas, me këto të dhëna, ata do të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë, të cilat kanë përgjegjësinë të vendosin kriteret e përzgjedhjes së studentëve”, thotë Arbjan Mazniku, zv/ministër i Arsimit.

Instituticionet e arsimit të lartë do të kenë
kriteret e tyre specifike, ku përveç mesatares, rëndësi të veçantë do të kenë edhe pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen.

“Studentët do të aplikojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore disa muaj më parë dhe do të zgjedhin degën që duan. Më pas, institucioni i arsimit të lartë ku kanë aplikuar do të shqyrtojë aplikimin dhe do të bëjë ofertën paraprake. Do i thotë që nëse merr një notë të caktuar në një provim që vetë institucioni vendos, mund të pranohesh në shkollë”, shpjegon Mazniku.

Gjatë vitit akademik 2016-2017 do të zbatohet kjo strategji e re e hyrjes së të rinjve në univerisitete.

©Top Channel

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.