image

Ngadalë afrohen dhe provimet e fundit para se të arrijë vera. Ju sjellim disa këshilla interesante që do t’ju ndihmojnë të keni rezultate të shkëlqyeshme në provimet e fundit.

1. Vendosni një timer.
Fillimisht, duhet ta keni cakun, “do të mësoj tërë pasditen”. Në vend që të merrni tërë kohën e lirë që keni, vendosni vetes një kohë për punë kur duhet të mësoni dhe kështu vendosni një tajmer.

47 minuta – mësoni si të çmendur. Nuk ka kontrolla në internet. Caktoni cilat detyra do ti kryeni gjatë kësaj kohe.

3 minuta – Kontrolloni internetin. Vendosni tajmerin përsëri dhe mos shtoni minuta.

6 minuta – Largohuni prej librave. Hani diçka, lëvizni pak, folni me ndonjë shok/shoqe.
Përsërisni këtë disa herë

2. Caktoni një qëllim specifik që do të mundeni ta përmbushni

Shkruani fjalinë: “Nuk do të bëj asgjë derisa nuk…..” dhe përmbahuni kësaj fjalie.

3. Gjeni koleg për të mësuar

Zgjidhni shok/shoqe ose koleg/e që është po aq i/e përkushtuar ndaj mësimit. Sigurohuni të jetë dikush që është serioz si ju dhe që do t’ju motivojë të punoni.

Sëbashku kaloni konceptet, praktikoni provim, prezantime ose teste në gjuhë të huaja.

4. Bëhuni të përgjegjshëm

Përmbajuni planeve tuaja dhe mos hiqni dorë prej tyre. Nëse i keni premtuar vetes që nuk do ti kontrolloni rrjetet sociale, atëherë përmbahuni kësaj. Nëse keni thënë që do të mësoni 10 faqe në ditë, përmbahuni premtimit. Bëni plane që ta plotësoni detyrën. Vetëm në atë mënyrë do të arrini.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: