Në zbatim të Urdhërit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, aplikimet/konfirmimet për “Matura Shtetërore 2023” për formularët A1 dhe A1Z për Kandidatët 2023, mund të kryhen nga data 25 Prill 2023, ora 08:00 deri në datën 27 Prill 2023, ora 16:00.
“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.
Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim.
Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore.
Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth Maturës Shtetërore.
Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR. Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore.

