Site icon Matura Shtetërore 2026

Plotësimi i formularit A3 – Raundi 3

1200px-ministria_e_arsimit2c_sportit_dhe_rinisc3ab-svg

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Procedurat e aplikimit – Raundi i tretë.

Në periudhën 12 tetor — 14 tetor 2019, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e tretë në portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10(dhjetë) programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

Maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë)lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e tretë, nuk duhet tëkryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 11 tetor 2019 në portali U-Albania.

Deri në datën 16 tetor 2019, RASH i përcjell, në formë elektronike dhe zyrtarisht, QSHA-së listën e aplikantëve të raundit të tretë për çdo program studimi.

Bëjeni Share që të informoni shokët: 

 

Exit mobile version