Site icon Matura Shtetërore 2026

Datat e testit të informatizuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, UMT 2023

njoftime-foto

Ministrja e Arsimit ka bërë publike datat e zhvillimit të testit të informatizuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, UMT 2023

Ditën e hënë nis testimi i informatizuar  në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” pranë  Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të  Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen  fitues.

 Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë: 

 Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/TESTIMI%20I%20INFORMATIZUAR%20I%20MATURANTËVE.pdf

 Kalendarin e testimit të informatizuar.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Kalendari%20i%20Testimit%20të%20Informatizuar%20të%20Maturantëve.pdf

 Njoftimin mbi procedurat e testimit.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Njoftim%20për%20Testimin%20e%20Informatizuar%20të%20Maturantëve%20në%20Kuadër%20të%20Pranimit%20në%20Programin%20Mjekësi%20e%20Përgjithshme.pdf

 Faturën për arkëtim për provimet e digjitalizuara.

http://qsha.gov.al/…/Fature_provim_digjitalizuar.pdf

Suksese të gjithë aplikantëve!

Exit mobile version