Site icon Matura Shtetërore 2026

Matura 2020/ Ja cfarë do përmbajë provimi i Gjuhës së Huaj !

përmbajtja e tezës së matematikës (1)

Shpërndajeni me shokët që të informohen:

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Gjuhës së Huaj, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Gjuhës së Huaj, Matura 2020

Testi i gjuhës së huaj ndërtohet mbi bazën e dy aftësive dhe vlerësimin e njëkohshëm të tyre që janë:

Nëpërmjet testit të lëndës “Gjuhë e Huaj”, në provimin e Maturës Shtetërore, nxënësi do të vlerësohet për realizimin e kompetencave gjuhësore të sipërpërmendura.

Përqindja e peshës që zë çdo kompetencë në test është si më poshtë:

Gjuha e Huaj në Maturën Shtetërore 2019 u testua si lëndë me detyrim, ndryshe nga vitet e mëparshme ku testohej si lëndë me detyrim dhe si lëndë me zgjedhje.

Për gjuhën e huaj u hartuan dy formate testi dhe gjashtë lloje testesh.

  1. Test në gjuhën angleze në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
  2. Test në gjuhën angleze në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për shkollat e mesme sportive, artistike dhe
  3. Test në gjuhën frënge në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
  4. Test në gjuhën italiane në nivelin B2 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për gjimnazet.
  5. Test në gjuhën gjermane në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për
  6. Test në gjuhën spanjolle në nivelin B1 sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve, për shkollën e mesme të gjuhëve të

Testet e gjuhës së huaj për niveli B1 (sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve) testojnë kandidatët në aftësitë e tyre gjuhësore për secilën gjuhë në nivelin B1.

Testet janë të ndërtuara në tre seksione:

  1. Seksioni i të lexuarit dhe të
  2. Seksioni i përdorimit të gjuhës.
  3. Seksioni i të shkruarit.

Përshkrimi i përgjithshëm i kompetencave që nxënësi zotëron në këtë nivel gjuhësor (niveli B1) është si më poshtë:

Në testet e gjuhës së huaj në nivelin B1, objektivat e vlerësimit për çdo kompetencë gjuhësore që testohet paraqiten në tabelën e mëposhtme.

Seksioni 1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit –          Lexim për informacione specifike

–          Lexim për detaje

–          Gjetja e kuptimit të një fjale apo shprehjeje në një kontekst të caktuar

–          Dhënie konkluzioni mbi një tekst të caktuar

–          Gjetja e idesë kryesore të një teksti

–          Shpjegim fjalësh ose shprehjesh referuese

–          Kuptimi i përgjithshëm i tekstit

Seksioni 2 Përdorimi i Gjuhës –                     Përdorimi i strukturave gramatikore, formave sinonimike, foljeve frazale, kohëve të foljeve, parafjalëve dhe shprehjeve me to, forma të ndryshme të kushtores dhe pësores, etj.

–                     Fjalëformimi në aspektin gramatikor dhe leksikor të tij.

Seksioni 3 Të shkruarit 1.  Shkrimi i një historie të shkurtër, përshkrim i një ngjarjeje, personi apo libri që ka lënë mbresa te nxënësi. Aftësia për t’i përshkruar këto me detaje me gjuhë jo tepër të ndërlikuar.

2.  Shkrimi i një letre jo formale, email-i drejtuar shokëve,

familjarëve etj, duke respektuar strukturën e letrës jo formale.

Testet e gjuhës së huaj për nivelin B2 (sipas Kornizës Europiane të Gjuhëve) testojnë kandidatët në aftësitë e tyre gjuhësore për secilën gjuhë në nivelin B2.

Testet janë të ndërtuara në tre seksione:

  1. Seksioni i të lexuarit dhe të
  2. Seksioni i përdorimit të gjuhës.
  3. Seksioni i të shkruarit

Përshkrimi i përgjithshëm i kompetencave që nxënësi zotëron në këtë nivel gjuhësor (niveli B2) është si më poshtë:

Në testet e gjuhës së huaj në nivelin B2, objektivat e vlerësimit për çdo kompetencë gjuhësore që testohet paraqiten në tabelën e mëposhtme.

 

Seksioni 1 Të Lexuarit dhe të Kuptuarit –          Lexim për informacione specifike

–          Shpjegim i detajeve të dhëna në një tekst

–          Gjetja e kuptimit të një fjale apo shprehjeje në një kontekst të caktuar

–          Dhënie konkluzioni mbi një tekst të caktuar

–          Gjetja e idesë kryesore të një teksti

–          Shpjegim fjalësh ose shprehjesh referuese

–          Kuptimi i përgjithshëm i tekstit

–          Krahasim faktesh dhe detajesh në pasazhe paralele

–          Shpjegim i llojeve të teksteve

–          Rindërtim i një teksti me pjesë që i mungojnë

Seksioni 2 Përdorimi i Gjuhës –          Përdorimi i strukturave gramatikore, formave, sinonimisë, foljeve frazale, kohëve të foljeve, lidhëzave, ndërtimin e fjalive komplekse, foljet modale, parafjalëve dhe shprehjeve me to, forma të ndryshme të kushtores dhe pësores, infinitive dhe pjesoret, etj.

–          Struktura gjuhësore në situata të ndryshme bashkëbisedimi.

Seksioni 3 Të Shkruarit 1.  Shkrimi i një eseje argumentuese në të cilën nxënësi shpjegon pikëpamjet e tij mbi një temë të caktuar duke dhënë avantazhet dhe disavantazhet e pikëpamjeve të veta.

2.  Shkrimi i një letre formale, email-i drejtuar një drejtuesi, një mësuesi, krye bashkiaku etj. duke dhënë shpjegime të

detajuara mbi çështje të caktuara duke respektuar strukturën e letrës formale ose zyrtare.

Të gjitha këto objektiva vlerësimi realizohen nëpërmjet pyetjeve me formate të ndryshme si dhe nëpërmjet një numri të caktuar detyrash, ku secila detyrë ka kohën e vet për t’u kryer.

KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !

Shpërndajeni me shokët që të informohen:

Exit mobile version