Site icon Matura Shtetërore 2026

Matura 2020/ Ja cfarë do përmbajë provimi i Historisë !

1280px-Ministria_e_Arsimit,_Sportit_dhe_Rinisë.svg

HISTORI

Shpërndajeni me shokët që të informohen:

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Historisë, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Historisë, Matura 2020 

Studimi i lëndës së historisë i ndihmon nxënësit të zhvillojnë një ndjenjë humanizmi të gjerë, të dallojnë diferencën midis supozimit dhe faktit, të respektojnë vërtetësinë e burimeve historike duke dalluar analogjinë false dhe duke peshuar pasojat që vijnë prej tyre.

Detyra e historisë është të orientojë nxënësit që të trajtojnë në mënyrë kritike një ngjarje të epokës së tyre dhe të së shkuarës si dhe të kuptojnë se kultura e tyre dhe kulturat e tjera përbëjnë rezultatin e një procesi historik.

Hartimi i testit për lëndën e historisë mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së historisë bazohet në:

Bazuar në programin orientues, përmbushja e kompetencave historike dhe kompetencave kyçe që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës, arrihet nëpërmjet 4 tematikave kryesore:

Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të historisë. Specialistët e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kësaj lënde, nuk mund përfshijnë në testim tema mësimore të cilat nuk janë parashikuar në programin orientues të Maturës Shtetërore.

Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja. Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues.

Disa nga kompetencat që janë testuar në provimin e historisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

Struktura e testit

Testi i historisë ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

Testi për lëndën e historisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve të testit, në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

 

Nr.

 

Tematikat

Peshat

në %

Nr.

pikëve

Niveli

I – 40%

Niveli

II- 40%

Niveli

III – 20%

1 Antikiteti 12 7 3 3 1
2 Mesjeta 13 8 3 3 2
 

3

Periudha moderne

shek. xv- fillimi i shek.xx

 

25

 

15

 

6

 

6

 

3

 

4

Periudha

bashkëkohore

 

50

 

30

 

12

 

12

 

6

TOTALI 100 60 24 24 12

Në bazë të tabelës së specifikimeve, tematika që ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh. Për shembull, tematika “Periudha bashkëkohore ” që zë 50% të peshës së programit orientues është përfaqësuar në test me një numër më të madh pikësh.


Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore


Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të historisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive, subjektive dhe të tipit të esesë.

Pyetjet objektive që janë përdorur janë pyetje me alternativa, ku nxënësi duhet të qarkojë alternativën e saktë.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla.

Pyetjet ese synojnë të testojnë aftësinë e nxënësve për të organizuar, integruar dhe shprehur idetë e tyre. Këto pyetje masin nivelet më të larta të të menduarit, të tilla si, vlerësimi dhe gjykimi personal, bazuar në argumentet/analizën që nxënësi parashtron gjatë zhvillimit të esesë.

Shpërndajeni me shokët që të informohen:

Exit mobile version