Nga data 1 deri më 12 shtator do të jenë të hapura aplikimet për:
– Kandidatët që kanë përfunduar një program studimi dhe dëshirojnë të ndjekin një program të dytë;
– Studentët që kanë nisur studimet në një institucion tjetër të arsimit të lartë dhe dëshirojnë t’i vazhdojnë ato në Kolegjin Universitar Qiriazi.
Për kërkesat për transferim, dokumentacioni akademik dhe kreditet e fituara do të shqyrtohen për njohje dhe ekuivalentim, në përputhje me kriteret përkatëse.
Aplikimi dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen brenda afatit 1–12 shtator.
Për më shumë informacion mbi kriteret, dokumentet dhe procedurën e aplikimit, kontaktoni ose drejtohuni pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Qiriazi.
🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:info@qiriazi.edu.al
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

