📍Më 31 Mars, Edicioni i Parë i Festivalit Kombëtar të Shkencës ⚛️⚗️💻 hyn në fazën e tretë – atë të konkurrimit mes Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar ku do të prezantohen 109 projekte📟🔬 që mbajnë vulën e përkushtimit, pasionit e potencialit krijues në teknologji, shkencë e inovacion të nxënësve tanë👩🏫🏫
Urime të gjithë nxënësve e grupeve që kanë mbërritur deri në këtë fazë, mirënjohje për mësuesit përgjegjës e prindërit që i kanë mbështetur gjatë festivalit👏

