Site icon Matura Shtetërore 2026

Standardet Profesionale për mësuesit për shkollat me status të veçantë

img_9554

Janë miratuar Standardet Profesionale për mësuesit për shkollat me status të veçantë për degët Art Figurativ, Balet dhe Muzikë ndërmjet urdhrit nr.17 datë 16.01.2026 të Ministirsë së Arsimit.
Këto standarde përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt:
🎨rritjes së cilësisë në arsimin të orientuar artistik;
🩰 unifikimit të praktikave profesionale në përputhje me kërkesat bashkëkohore;
🎻 fuqizimit të rolit të mësuesit të arteve në zhvillimin kreativ dhe estetik të nxënësve.

Hartimi i këtyre standardeve është realizuar në bashkëpunim me ekspertë të fushës 👩‍🎨👨‍🎼, duke reflektuar nevojat reale të praktikës mësimore dhe zhvillimet aktuale në edukimin artistik.

Standardet synojnë të shërbejnë si një udhërrëfyes i qëndrueshëm për përmirësimin e vazhdueshëm profesional dhe për garantimin e një arsimi artistik cilësor për çdo nxënës. 🎓.

Linku: https://www.ascap.edu.al/standardet-profesionale-te-mesuesit-shkollat-artistike/

Exit mobile version