Site icon Matura Shtetërore 2026

Veprat letrare për provimin e Letërsisë, Matura 2025

veprat letrare

Më poshtë do të gjeni veprat që maturantët duhet të studiojnë për provimin e Letërsisë 2025


Cikli i Kreshnikëve

 

  • Cikli i Kreshnikëve, si pjesa më rëndësishme e epikës shqiptare.
  • Rëndësia e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.

Cikli i Kreshnikëve

Nxënësi:

  • vlerëson rëndësinë e Ciklit të Kreshnikëve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve;
  • interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ciklit të Kreshnikëve.

Homeri

  • Iliada.
  • Rëndësia e Homerit në letërsinë e mëvonshme.

Homeri “Iliada”

Nxënësi:

  • vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme;
  • interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”

Eskili

  • Prometeu i mbërthyer.
  • Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.

Eskili “Prometeu i mbërthyer”

Nxënësi:

  • interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”;
  • analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.

Aligeri

  • Ferri.
  • Rëndësia e kësaj vepre.

Dante Aligeri “Ferri”

Nxënësi:

  • interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit;
  • analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”

Shekspir “Hamleti”

  • • Hamleti.
  • Nxënësi: Rëndësia e Shekspirit në letërsinë botërore

Shekspir “Hamleti” 

Nxënësi:

  • interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”;
  • vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.

Gëte 

  • Fausti. 
  • Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të Europës.
Gëte “Fausti”
Nxënësi:
  • vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.

Hygo

  • Katedralja e Parisit.
  • Hygoi si prijës i romantizmit.

Hygo “Katedralja e Parisit”
Nxënësi:

  • vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson
    romanin “Katedralja e Parisit”

De Rada

  • Këngët e Milosaos.
  • Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes.

De Rada “Këngët e Milosaos”

Nxënësi:

  • vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson  poemën “Këngët e Milosaos”;
  • dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.

N. Frashëri

  • Lulet e verës.
  • Naim Frashëri, figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
  • Kontributi i tij në çështjen kombëtare, si dhe në gjuhën e në letërsinë shqipe.
N. Frashëri “Lulet e verës”
Nxënësi:
  • vlerëson kontributin e Naim Frashërit në çështjen kombëtare dhe në lëvrimin e gjuhës shqipe;
  • dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e Naim Frashërit;
  • interpreton, analizon dhe vlerëson poezitë e vëllimit poetik “Lulet e verës”.
Balzak
  • Xha Gorio.
  • Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste.
Balzak “Xha Gorio”
Nxënësi:
  • analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”;
  • identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.

Franc Kafka 

  • Metamorfoza
  • Faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës.
  • Qëndrimi i Kafkës ndaj vetmisë, zhgënjimit, tjetërsimit njerëzor, vdekjes.
  • Veçoritë kryesore të krijimtarisë së Kafkës. Stili i Kafkës.
Franc Kafka “Metamorfoza”
Nxënësi:
  • • analizon faktorët objektivë historikë që ndikuan në veprën e Kafkës;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson novelën “Metamorfoza”.
Lasgush Poradeci
  • Ylli i zemrës,
  • Poeti modern i shqipes.
  • Vendlindja dhe dashuria në jetën e Poradecit.
  • Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të Europës. 
Lasgush Poradeci “Ylli i zemrës”
Nxënësi:
  • analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe;
  • analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit;
  • veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.
Migjeni
  • Novelat e qytetit të veriut.
  • Vargjet e lira.
  • Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj.
  • Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në situata ekzistenciale).
Migjeni “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira”
Nxënësi:
  • vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse,
  • trajtimin e temave tabu, vargu i lirë etj.;
  • portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”.
Dritëro Agolli
  • Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.
  • Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe.
Dritëro Agolli “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Nxënësi:
  • analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

Ismail Kadare 

  • Pallati i ëndrrave. 
  • Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe.
  • Bota shqiptare në veprën e Kadaresë.
Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”
Nxënësi:
  • • veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.
Azem Shkreli
  • Lirikë me shi
  • Risitë që solli Shkreli në letërsinë shqipe.
  • Tiparet e poezisë së Shkrelit.
Azem Shkreli “Lirikë me shi”
Nxënësi:
  • analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe;
  • përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.;
  • interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”.

Exit mobile version