Struktura e testit
Testi i Gjuhës dhe Letërsisë do të ketë tri pjesë.
| Pjesa e parë: Tekst/e jo letrar dhe njohuritë e aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit. | Teksti jo letrar (përshkrues, rrëfyes, informues paraqitës dhe argumentues) do të jetë i panjohur për nxënësit. Njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore e të pikësimit do të integrohen me tekstin jo letrar. |
| Pjesa e dytë: Tekst/e letrar | Fragmentet do të jenë nga veprat letrare që janë përcaktuar në programin orientues. |
| Pjesa e tretë: Ese | Eseja dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët e mësipërme. |
Lexoni modelin e testit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe – Modeli Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matura 2025
Lexoni Programet Orientuese për secilën nga lëndët – Programet Orientuese, Matura 2025

