Të zgjedhësh programin studimor në të cilin ti përket më mirë, edhe pse ju duket stresues, na besoni është një ndër zgjedhjet më të bukura me të cilat përballeni në jetë. Kolegji Universitar Qiriazi ofron për ju programe profesionale, progame në nivel bachelor si dhe master.
T’ju japim disa opsione që të fymëzoheni?
Fakulteti i Ekonomisë vjen me 4 programet e tij të cilat janë:
-Financë;
-Menaxhim Biznesi;
-Menaxhim në Hoteleri – Turizëm;
-Informatikë Ekonomike dhe Biznesi.
Fakulteti i Drejtësisë ofron për ju 2 programe studimi:
-Studime të Integruara;
-Asistent Ligjor dhe Administrativ.
Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Sportit ofron gjithashtu 2 programe të cilat mund të bëhen zgjedhja juaj:
-Edukim Fizik dhe Sporte;
-Kujdes Social dhe Shëndetësor.
Ndërsa Kolegji Profesional i Lartë ofron 3 programe për studentë të cilët janë të apasionuar në sektorë si:
-Teknologji Ushqimore;
-Hoteleri – Turizëm;
-Teknologji Informacioni.
Me kaq shumë opsione dhe larmishmëri, e keni të pamundur të thoni se nuk e gjeni dot këtu atë që doni. Merrni kohën tuaj, mendoni me kujdes se çfarë prisni nga e ardhmja juaj dhe më pas vendosni. Ne jemi këtu, duke ju pritur! 🙂

