Site icon Matura Shtetërore 2026

Thirrje për aplikim për projektet shkollore novatore në mësimin e historisë, Strasburg

Logo_New_ENG

Observatori i Mësimit të Historisë njofton se HISTOLAB ka shpallur thirrjen për projektet shkollore novatore në mësimin e historisë, ku nxënësit nëpërmjet projekteve, duhet të paraqesin mënyra të reja për të studiuar historinë.
Të përzgjedhurit/fituesit do të ftohen të prezantojnë projektet e tyre në Ditën Evropiane të Inovacionit në Edukimin Historik, në prill 2024, në Strasburg. Dy kategoritë e grupmoshave që mund të aplikojnë janë 10-13 vjeç dhe 14-18 vjeç. Ndërsa, afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 8 janar 2024.
Të gjitha informacionet përkatëse në lidhje me aplikimin në HISTOLAB do t’i gjeni në linkun:
https://histolab.coe.int/

Exit mobile version