Site icon Matura Shtetërore 2026

Hapen aplikimet për studentët/ Kushtet për të përfituar bursë në vlerën e pagës minimale

unitr

“Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, në mbështetje të Vendimit nr. 386, datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë’, i ndryshuar, bën publik njoftimin si më poshtë:

Studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2023-2024, për program të parë studimi mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, sipas kritereve të përcaktuara, sipas Vendimit Nr. 386, datë 1.6.2022, ndryshuar me VKM-në nr.397, datë 29.6.2023, sipas kategorive”, citohet në njoftimin e MAS, ku citohen më poshtë tri kategoritë përfituese.

Të rinjtë kanë thuajse dy muaj kohë në përgatitjen e dokumenteve të aplikimit, përmes të cilave vërtetojnë se iu përkasin një prej tri kategorive të sipërcituara. “Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në rrugë postare, me email në adresën: info.akfal@arsimi.gov.al, ose dorazi në adresën: rruga ‘Naim Frashëri’, nr.37, Tiranë, nga data 18 tetor 2023 – 18 dhjetor 2023. Formulari i aplikimit, sipas modelit bashkëngjitur, vihet në dispozicion pranë AKFAL-it”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi nga AFKAL:

Burimi i këtij artikulli: Panorama.al
Exit mobile version