Site icon Matura Shtetërore 2026

UDHËZUES PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT LËNDOR DHE VLERËSIMIN E NXËNËSVE GJATË MËSIMIT NË KUSHTET E SHTËPISË

auto_testi_i_matures_-_14_qershor_2017-driton_bublaku_51503663533

Shpërndajeni me shokët që të informohen: 

Ky udhëzues ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale me nxënësit e tyre në kushtet e shtëpisë.

Shkarkoje këtu – Udhezues-vleresimi-ne-kushte-te-shtepise

Burimi: Ministira e Arsimit

Më poshtë jepen disa udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.

Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.

  1. VIJUESHMËRIA E MËSIMIT NË KUSHTET E SHTËPISË

 

  1. Mësimi në kushtet e shtëpisë do të vijojë duke u bazuar në planin mësimor dhe në kalendarin e hartuar nga secila shkollë për lëndët dhe klasat përkatëse.
  2. Mësuesit ndjekin kalendarin e hartuar nga drejtoria e shkollës duke mbajtur shënim temën e zhvilluar për çdo orë mësimi në kushtet e shtëpisë dhe pjesëmarrjen e nxënësve.
  3. Mësuesit gjatë zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë (sipas skedës bashkëlidhur në shtojcën 2):
  1. Mësuesit hartojnë planifikimin e periudhës së tretë sipas kalendarit dhe e dorëzojnë online te drejtoria e shkollës.
  2. Drejtoria e shkollës mbledh të gjitha planet e periudhës së tretë për të gjithë lëndët dhe klasat dhe i ruan në një dosje (folder) derisa të rifillojë procesi mësimor.
  3. Nëpërmjet komunikimit online, mësuesit raportojnë çdo javë në drejtorinë e shkollës për ecurinë e procesit mësimor, për numrin e nxënësve me të cilët kanë mbajtur komunikime të rregullta si dhe evidentojnë nxënësit me të cilët nuk kanë pasur komunikim, shoqëruar me arsyen përkatëse.
  4. Drejtorët e shkollave raportojnë çdo javë në ZVA, për shtrirjen e mësimit online, problematikat dhe rezultatet.
  5. ZVA-të raportojnë çdo javë në DRAP dhe DRAP-të në DPAP, për shtrirjen e mësimit online, problematikat dhe rezultatet.

 

  1. REALIZIMI I PROGRAMIT LËNDOR

Shpërndajeni me shokët që të informohen: 

Mësuesi realizon temat mësimore sipas planifikimit në planin e periudhës duke u përqendruar në njohuritë kryesore, në orët e përsëritjes apo në zbatimin e njohurive. Plani i periudhës ka të njëjtin format dhe rubrika sikurse planet e periudhave të mëparshme. Mësuesi bën kujdes të pasqyrojë në të temat mësimore, të cilat mund të përfshijnë:

  1. Temat mësimore që lidhen me veprimtari që zhvillohen jashtë kushteve të shtëpisë, zëvendësohen nga mësuesi me tema mësimore që kanë veprimtari që zhvillohen në kushtet e shtëpisë.
  2. Mësuesi mban shënime në fletoren e tij të planifikimit ditor të gjitha të dhënat për temën e mësimit që ka kryer, në mënyrë që ta ketë të lehtë pasqyrimin e këtyre temave në regjistrin përkatës të klasës në momentin e rifillimit të procesit mësimor.
  3. Në varësi të specifikave të secilës lëndë, mësuesi zëvendëson orët e projektit me detyra krijuese ose hulumtuese që mund të zhvillohen në kushtet e shtëpisë.

 

  1. PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË KLASAT 1-3

 

  1. Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3 do të bëhet mbi bazën e shënimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren personale gjatë periudhës kur mësimi është zhvilluar në shkollë, si dhe në vlerësimet që mësuesi mund të ketë kryer gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë (përfshirë pjesëmarrjen në mësimin online dhe vlerësimet e detyrave të shtëpisë).
  2. Testimi për lëndën e gjuhës shqipe dhe të matematikës do të zhvillohet online me nxënësit në komunikim të drejtpërdrejtë, ose me teste të thjeshta të dërguara në grupet e krijuara. P.sh., në shtojcën 1/f jepen disa shembuj të llojeve të pyetjeve që mund të përdorin mësuesit për testin përmbledhës në arsimin fillor.

 

  1. PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË KLASAT 4-12

 

Vlerësimi i vazhduar do të bëhet mbi bazën e shënimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren personale gjatë periudhës kur nxënësit kanë qenë në shkollë, si dhe në vlerësimet që mësuesi ka kryer gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë, përfshirë vlerësimin e detyrave të shtëpisë si dhe gatishmërinë e nxënësve për të komunikuar me mësuesen dhe vlerësimin e detyrave të kryera prej tij.

Orientimi i nxënësve në lidhje me detyrat e shtëpisë të jetë sipas modeli të një pune të diferencuar dhe individuale. Kjo gjë synon:

Mësuesi shfrytëzon materialin për temën përkatëse në “Fletoren e punës” që shoqëron tekstin përkatës.

Mësuesi mund të përdorë si kriter vlerësimi edhe dorëzimin e detyrave të shtëpisë në afatin e caktuar. Kjo gjë synon:

Vlerësimi i portofolit do të bëhet mbi bazën e detyrave që nxënësi ka dorëzuar gjatë periudhës kur ishte në shkollë, si dhe të detyrave krijuese që nxënësi mund të ketë kryer gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

Nëse ka raste që një detyrë krijuese ose një pjesë e projektit nuk është realizuar për shkak të ndërprerjes së procesit mësimor, ose nuk mund të kryhet në kushtet e mësimit në shtëpi, mësuesi e zëvendëson detyrën/projektin, ose bën vlerësimin e portofolit të nxënësit duke u bazuar vetëm në detyrat që janë realizuar.

Sugjerohet që projekti kurrikular të zëvendësohet me një detyrë krijuese/hulumtuese individuale, e cila mund të zhvillohet në kushtet e shtëpisë. Nëse zgjidhja e ushtrimeve, zhvillimi i detyrave apo realizimi i veprimtarive praktike kërkojnë që nxënësit të gjejnë informacion në burime të tjera të nxëni, mësuesi orienton nxënësit për këto burime, si p.sh., adresa web, libra etj., duke bërë kujdes që të konsultojë paraprakisht me nxënësit mundësitë që ata kanë për t’i siguruar ato.

Mbani mend: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe, aq më tepër, me detyra që nuk mund të kryhen në kushtet e shtëpisë.

Vlerësimi me test ose i detyrës përmbledhëse do të kryhet në kushtet e shtëpisë. Ky vlerësim do të përmbajë vetëm çështjet kryesore të zhvilluara për të gjithë periudhën përkatëse (nëse mësuesit nuk e kanë zhvilluar akoma) që përfshijnë njohuritë që nxënësi ka fituar kur ka zhvilluar mësimin në shkollë dhe njohuritë më kryesore që nxënësi ka marrë gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

  1. Mësuesi përcakton:

Mësuesi i sqaron nxënësit duke iu përgjigjur me kujdes çdo pyetjeje që nxënësit mund të kenë lidhur me testin/detyrën përmbledhëse apo paqartësi për çështjet e përcaktuara.

Mbani mend: Është e rëndësishme që mësuesit të vlerësojnë edhe njohuritë e nxëna gjatë periudhës së mësimit në kushte shtëpie, për të nxitur nxënësit të punojnë me seriozitet, si dhe për të orientuar punën e mëtejshme në bazë të njohurive që nxënësit kanë nxënë gjatë punës në shtëpi.

  1. Mësuesit e lëndëve të fushave “Gjuhët dhe komunikimi”, “Matematika” dhe “Shkencat e natyrës” do të vendosin nëse zhvillojnë me nxënësit teste ose detyra përmbledhëse (sipas specifikave të lëndës).
  2. Mësuesit e lëndëve të fushave “Shoqëria dhe mjedisi”, “Arte”, “Teknologji dhe TIK”, “Edukim fizik, sporte dhe shëndeti” etj., NUK do të zhvillojnë teste, por detyra përmbledhëse, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste për të gjitha lëndët.
  3. Për të zhvilluar testin ose detyrën përmbledhëse në kushtet e shtëpisë:

Kjo metodë i mundëson mësuesit të vlerësojë të gjithë nxënësit për një periudhë kohore relativisht të shkurtër dhe mbështetet nga komunikimi online që po zhvillohet në këtë fazë. Në shtojcën 1 jepen shembuj lëndësh se si mund të organizohen testet ose detyrat përmbledhëse.

4.2. MBAJTJA E NOTAVE TË PERIUDHËS GJATË MËSIMIT NË KUSHTET E SHTËPISË, SI DHE RAPORTIMI I TYRE TE NXËNËSIT DHE TE PRINDËRIT

  1. Drejtoria e shkollës përgatit një format evidence përmbledhëse të periudhës, ku mësuesi do të hedhë notat e periudhës për secilin lloj vlerësimi: vlerësimit të vazhduar, vlerësimit të portofolit dhe vlerësimit të testit/detyrës përmbledhëse.
  2. Mësuesi vendos notat e vlerësimit të vazhduar; notat e vlerësimit të portofolit dhe notat për testin ose detyrën përmbledhëse në formatin e evidencës të përgatitur nga drejtoria e shkollës dhe ua bën të ditur nxënësve dhe prindërve, në mënyrë individuale.
  3. Mësuesi, mbasi hedh notat e periudhës në formatin e evidencës të përgatitur nga drejtoria e shkollës, e dorëzon atë te stafi drejtues në version online.
  4. Drejtoria e shkollës mbledh të gjitha vlerësimet me notë të vlerësimit të vazhduar, të vlerësimit të portofolit dhe të testit/detyrës përmbledhëse (nëse është kryer) për të gjitha lëndët dhe klasat për periudhën e dytë dhe i ruan në një dosje (folder) të vlerësimeve të nxënësve, derisa të rifillojë procesi mësimor.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: 

  1. KLASAT KOLEKTIVE

 

  1. Mësuesit që punojnë me klasat kolektive, mund të krijojnë grup vetëm me nxënësit e së njëjtës klasë, ose do të punojnë individualisht me nxënësit. P.sh., nëse në një klasë kolektive ka 2 nxënës klasa e parë, 3 nxënës klasa e tretë dhe 1 nxënës klasa e pestë, mësuesi do të krijojë grup të veçantë për klasën e parë, grup të veçantë për klasën e tretë dhe do të punojë individualisht me nxënësin e klasës së pestë.
  2. Mësuesit që punojnë me klasa kolektive, do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e mësipërme në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit mësimor dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve.
  3. Në varësi të numrit të nxënësve, si dhe të specifikave të klasës dhe të zonës, mësuesi mund të zgjedhë formën, mënyrën dhe mjetet e komunikimit me nxënësit/prindërit. Është e rëndësishme që nxënësit në zonat rurale të vijojnë procesin e mësimit në kushtet e shtëpisë dhe të udhëzohen në vazhdimësi nga mësuesit.

 

  1. NXËNËSIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Mësuesit ndihmës që punojnë me nxënësit me aftësi të kufizuara:

  1. SHTOJCA

7.1. Për testin ose detyrën përmbledhëse

  1. Gjuhë shqipe dhe letërsi

Për vlerësimin me test përmbledhës në lëndën e gjuhës shqipe, mësuesi përzgjedh:

Për vlerësimin me portofol në lëndën e gjuhës shqipe, mësuesi përzgjedh:

Mësuesi përcakton edhe kriteret e vlerësimit sipas niveleve të arritjes dhe konvertimin në notë për të ruajtur parimin e transparencës dhe objektivitetit në vlerësim.

  1. Matematikë

Për vlerësimin me test përmbledhës në lëndën e matematikës, mësuesi përzgjedh çështjet kryesore që do të kontrollohen. P.sh., për derivatin, integralin, eksponencialin dhe logaritmin (klasa 12), mësuesi liston konceptet kryesore për këto çështje në varësi të përmbushjes së rezultateve të të nxënit të kompetencave matematikore dhe ua prezanton nxënësve duke dhënë sqarimet përkatëse, si më poshtë:

Lidhur me këto çështje, mësuesi mund të hartojë një grup ushtrimesh, situatash problemore nga jeta reale (p.sh., 2-3 ushtrime për secilin koncept), i pikëzon secilin prej tyre, i udhëzon nxënësit dhe ua jep atyre për t’i zgjidhur duke u lënë një afat të përcaktuar.

Mësuesi përcakton edhe kriteret e vlerësimit sipas niveleve të arritjes dhe konvertimin në notë për të ruajtur parimin e transparencës dhe objektivitetit në vlerësim.

Më pas, në datat dhe orarin e përcaktuar prej tij, mësuesi zhvillon testin përmbledhës duke komunikuar me nxënësin dhe duke i dhënë aty për aty të zgjidhë 1-2 ushtrime (në

  1. Gjeografi

Për vlerësimin me detyrë përmbledhëse në lëndën e gjeografisë, si pjesë e fushës “Shoqëria dhe mjedisi”, mund të përdoret detyrë e tipit ese ose veprimtari praktike etj. Përmes saj, mësuesi vlerëson grupin e rezultateve të të nxënit të periudhës që ka veçuar si më të rëndësishme, në varësi të rezultateve të të nxënit që ka planifikuar të përmbushë për atë periudhë.

Shembull:

Detyrë përmbledhëse, klasa e 9-të

Pasi nxënësit kanë zhvilluar gjatë periudhës njohuritë dhe aftësitë për rajonet e Republikës së Shqipërisë, mësuesi jep një detyrë përmbledhëse të tipit ese argumentuese me temë: “Perspektiva e zhvillimit të turizmit të Rajonit …. të Republikës së Shqipërisë”.

Për realizimin e detyrës, mësuesi:

  1. Udhëzon nxënësit që secili prej tyre është i lirë të përzgjedhë njërin prej rajoneve të Republikës së Shqipërisë të cilin do ta marrë në shqyrtim. Mbi bazën e njohurive dhe aftësive që ka zhvilluar nxënësi në lidhje me veçoritë natyrore, popullsinë, ekonominë, trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të përzgjedhur prej tij, ai duhet të gjykojnë mbi perspektivën e zhvillimit të turizmit të këtij rajoni.
  2. Mësuesi harton paraprakisht kriteret e vlerësimit të detyrës sipas niveleve të arritjeve dhe konvertimin në notë dhe ua komunikon nxënësve.

 

  1. Histori

Për zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë në lëndën e historisë, mësuesi:

Për lëndën e historisë, mësuesi parashikon zhvillimin e veprimtarive praktike të përcaktuara në program dhe të zhvilluara në tekst. Për këtë, gjatë përgatitjes ditore dhe komunikimit online me nxënësit, ai bën kujdes që, paraprakisht, të përcaktojë konkretisht se çfarë detyre do të zhvillojë çdo nxënës, si dhe burimin me të cilin do punojë nxënësi për realizimin e veprimtarisë. Mësuesi përcakton afatin e përgatitjes së nxënësve për veprimtarinë dhe ditën e dorëzimit të saj.

Për vlerësimin me detyrë përmbledhëse në lëndën e historisë

  1. Pjesë e detyrës përmbledhëse mund të jetë dhe veprimtaria praktike, sipas detyrës që mësuesi i ka përcaktuar çdo nxënësi të kryejë, duke u bazuar në burimin historik të dhënë nga mësuesi paraprakisht për realizimin e detyrës. Nxënësit u përgjigjen një sërë pyetjesh të përgatitura nga mësuesi, si p.sh.:

Në këtë mënyrë, mësuesi vlerëson jo vetëm për njohuritë e fituara, por dhe për kompetencat dhe konceptet historike kyç, si kërkimi; përdorimi i burimeve, kronologjia, ndryshimi dhe vazhdimësia, interpretimi historik, analiza shkak-pasojë.

  1. Mësuesi, sipas temave që ka paracaktuar paraprakisht të vlerësojë, i rendit ato në mënyrë të çrregullt. Nga nxënësi kërkon:
    • Rendit ngjarjet, faktet, figurat dhe zhvillimet historike sipas kronologjisë.

Nxënësit, në këtë mënyrë vlerësohen për konceptet historike kyç, si kronologjia dhe rëndësia historike si dhe kompetencat e lëndës.

  1. Për një grup temash të caktuara, mësuesi i kërkon nxënësit:

Në këtë mënyrë, mësuesi vlerëson jo vetëm për njohuritë e fituara, por dhe kompetencat historike, si: kërkimi; përdorimi i burimeve dhe interpretimi historik.

  1. Për një temë të caktuar, mësuesi i kërkon nxënësit të shpjegojë shkaqet dhe të analizojë pasojat e asaj ngjarjeje historike.
  2. Evidenton për një periudhë të caktuar historike ngjarjet më të rëndësishme historike dhe figurat historike që kontribuuan në ndryshimet e kohës.
  3. Mësuesi jep një fotografi, tablo, hartë apo ilustrim nga teksti për temat e përcaktuara për testim dhe i kërkon nxënësit të interpretojë tablonë, fotografinë, hartën historike etj. për ngjarje, fakte apo dukuri historike të përfshira në të.

Për të gjitha modelet e mësipërme vlerësohet nga mësuesi jo vetëm njohuria, por dhe kompetencat dhe konceptet historike kyç.

Mësuesi përcakton edhe kriteret e vlerësimit sipas niveleve të arritjes dhe konvertimin në notë për të ruajtur parimin e transparencës dhe objektivitetit në vlerësim.

  1. Shkencat e natyrës

Në lëndët e fushës “Shkencat e natyrës”, mësuesi mban parasysh që të planifikojë veprimtari që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë bazuar në tekstin e nxënësit dhe udhëzuesit origjinal të mësuesit që janë përkthim i shtëpive botuese Pearson, Oxford dhe Cambridge, të cilat gjenden në faqen http://www.ascap.edu.al dhe në facebook: ASCAP.

Nxënësve të pasionuar në shkenca dhe njohës të mirë të gjuhës angleze mund t’u ofrohen edhe linqe online ku mund të përzgjedhin veprimtari të realizueshme në kushte shtëpie, si:

https://www.explorelearning.com/ (ofrohet në disa gjuhë)

https://phet.colorado.edu/en/simulations/category/new https://phet.colorado.edu/en/simulations/category/biology https://www.udel.edu/biology/ketcham/microscope/scope.html.

Për vlerësimin me test ose detyrë përmbledhëse në lëndët e shkencave të natyrës

Mësuesi përzgjedh çështjet më të rëndësishme të gjithë periudhës përkatëse, i udhëzon nxënësit t’i përsërisin dhe të përgatiten për të kryer vlerësimin e periudhës.

Vlerësimi mund të bëhet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të mësuesit me nxënësin në rrjete sociale, ku nxënësi u përgjigjet pyetjeve që mësuesi i drejton për dy-tri tema të periudhës për një kohë rreth 5-7 minuta.

Një model tjetër mund të jetë platforma google classroom.

Në shkollat të cilave u mundësohet platforma google classroom (classroom.google.com), mësuesi lajmëron paraprakisht të paktën një orë përpara nxënësit për kohën kur do të zhvillohet testimi përmbledhës. Në kohën e fillimit të testimit, mësuesi konfirmon të gjithë nxënësit që janë online. Mësuesi u dërgon testin të gjithë nxënësve në grup. Nxënësit zgjidhin aty për aty individualisht testin në 45 minuta dhe ia dërgojnë mësuesit. Mësuesi vlerëson testet dhe ia komunikon secilit nxënës individualisht bazuar në kriteret e vlerësimit.

Mësuesi përcakton edhe kriteret e vlerësimit sipas niveleve të arritjes dhe konvertimin në notë për të ruajtur parimin e transparencës dhe objektivitetit në vlerësim.

  1. Arsimi fillor (klasat 1-5)

Për vlerësimin me test përmbledhës në arsimin fillor mund të përdoren modele ushtrimesh të hartuara nga mësuesit, për nxënësit që punojnë në kushtet e shtëpisë. Lidhur me formën e organizimit të testit përmbledhës, mësuesit mund t’u referohen lëndëve më lart.

Shembuj:

  1. Cili grupim është i rregullt sipas kohës?
  2. mësova, thashë, piva, këndoja.
  3. lexoi, hëngri, ndenji, takoi.
  4. do të hajë, do të thotë, pyeti, tha
  5. mësoj, punoi, luaj, këndoi.
  6. Mendova një numër dhe i shtova 8. Përgjigjja është 14. Sa është numri? A) 4
  1. B) 6 C) 8 D) 10

Pyetje me përgjigje: E vërtetë/ E rreme; Po/Jo; E saktë/E gabuar.

E E
vërtetë rreme
1. Në ekuacionin x • 18+28=100, vlera e x është 4.
2. Sipërfaqja e përgjithshme e kubit është 150 m2. Brinja e tij
është 10 cm.
3. Me një tel të gjatë 32 cm formojmë një drejtkëndësh. Gjerësia e
drejtkëndëshit është 6 cm. Gjatësia e tij është 10 cm.
§   Pyetje me kombinime (me çiftim).
Për të përcaktuar gjininë e emrit bazohemi te përemër në rasën kallëzore.
mbaresa që merr ai në:
Fjala “fluturova” është në kohën: rasën emërore njëjës, trajta e shquar.
Kundrinori i drejtë shprehet me: e kryer e thjeshtë.

 

Plotëso: Fjalë të pandryshueshme janë ________ dhe __________.

Jepni një rast kur fjala “dorë” është përdorur në kuptim të parë.

____________________________________________________________

Jepni një rast kur fjala “dorë” është përdorur në kuptim të figurshëm.

____________________________________________________________

 

Një katror me brinjë 8 cm dhe një drejtkëndësh kanë të njëjtin perimetër. Nëse gjatësia e drejtkëndëshit është 12 cm, sa cm është gjerësia e tij?

7.2. Skeda për zhvillimin e mësimit në kushtet e shtëpisë

Rubrika

Prezantohet lënda, tema e mësimit dhe rezultatet e të nxënit

Zgjidhen ushtrimet që janë dhënë detyrë shtëpie, në mënyrë që nxënësi të vetëvlerësohet, nëse i ka kryer ato në rregull.

Si lidhet kjo temë me një situatë nga jeta reale. Pse do ta mësojmë këtë temë, për çfarë na shërben në jetën reale në varësi të specifikës së lëndës?

Kujtohen njohuritë paraprake që ka nxënësi dhe që lidhen me këtë temë mësimi.

Përmblidhen konceptet kryesore të temës së re dhe udhëzohen nxënësit se ku do të përqendrohen më së shumti.

Vijohet me dy-tri zbatime nga tema e re, të cilat mund të jenë:

Jepen detyrat që do të zhvillohen në kushtet e shtëpisë, për të cilat mësuesi udhëzon nxënësit se si do t’i kryejnë ato.

Shënim. Secili mësues e përcakton vetë afërsisht se sa minuta mund të zgjasë mësimi online.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: 

Exit mobile version