Site icon Matura Shtetërore 2026

Për Krishtlindje, dhurata të personalizuara

Matura Shteterore 2026
9 years ago

Të gjitha pakot që gjenden poshtë pemës kanë diҫka specifike për secilin, por jo gjithmonë është ajo dhurata jote e preferuar. Shumë shpesh të ndodh që nuk të pëlqen dhurata që të kanë bërë, sepse është jashtë shijeve të tua. Megjithatë, në këto raste, gjëja më e mirë që duhet të bësh është të jesh e sjellshme dhe mirënjohëse për atë që të ka vlerësuar.

Që t’i kënaqësh të gjithë njerëzit, të cilëve do t’u bësh dhurata, idealja do të ishte t’u bëje një dhuartë të personalizuar.

http://www.revistaclass.al/rmes.php

Të tilla mund të jenë dhurata të personalizuara me një mesazh në qelq, në metal, bizhuteri me inicialet apo shenjën e horoskopit, një dhuratë prej druri, (ҫakmak, mbajtëse ҫelësash etj), një foto, një kapelë etj.

Një ide tjetër mund të jetë një jastëk ose një bluzë e personalizuar. Ҫdo dhuratë dhe produkt mund të gdhendet me mesazhin apo imazhin që dëshiron, në mënyrë që të jetë sa më personal dhe i veҫantë për marrësin.

Filxhani magjik është një tjetër mundësi, e cila është bërë mjaft e dëshiruar për festat e fundvitit. Në filxhan mund të shkruash një mbishkrim, i cili vendoset në anën e jashtme të filxhanit. Mbishkrimi mbulohet me një lloj materiali, i cili e bën të dukshëm vetëm pasi filxhani të jetë i mbushur. Atëherë mbishkrimi shfaqet dalëngadalë si me magji.

Një ҫantë me foton e dëshiruar do të ishte një ide e mirë për këto festa. Mund ta zgjedhësh sipas shijes që preferon.

Shpërndaje me miqtë:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Telegram (Opens in new window) Telegram
  • Print (Opens in new window) Print
  • Email a link to a friend (Opens in new window) Email
Categories: Uncategorized
Tags: Edukim
Leave a Comment

Matura Shtetërore 2026

Back to top
Exit mobile version