Site icon Matura Shtetërore 2026

Njoftim për Fituesit e Provimit të Shtetit – Mars 2025

untitled design-1

Të gjithë kandidatët e profesioneve të rregulluara: Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie dhe Logopedi, që kanë rezultuar 𝐅𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 në 𝐏𝐫𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐐𝐒𝐇𝐀 – 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟓, duhet të aplikojnë për Lejen e Ushtrimit të Profesionit përmes Platformës Online app-uish.org në rubrikën
👉 “Apliko për licensë“, duke ngarkuar:

1️⃣ Deklaratën e pikëve te provimit të shtetit në formatin pdf (të marrë nga QSHA ose e shkarkuar nga e-Albania), ndërsa dokumentat e tjera janë opsionale.
2️⃣ Mandat-pagesën, i cili ju vjen në email pasi të keni ngarkuar dokumentet e mësipërme. Pasi të kryeni pagesën në bankë, duhet të ngarkoni faturën përkatëse.

📢 Njoftimi për licencën:
Pasi licenca juaj të jetë gati, do të njoftoheni përmes Platformës Online.

📍 Dokumentat që duhet të dorëzoni fizikisht pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit të qarkut tuaj për tërheqjen e licencës:
✅ Diplomën dhe listën e notave të noterizuara.
✅ Fotokopjen e kartës së identitetit.

‼️ Kujdes!
📌 Diploma e bachelor-it duhet të jetë e ngarkuar në Platformën Online, pasi licenca punohet mbi bazën e saj.
📌 Fotoja e profilit në Platformë duhet të jetë një foto zyrtare (dokumenti), pasi ajo do të përdoret për gjenerimin e Licencës tuaj.
✅ Sigurohuni që të jetë e qartë dhe e përshtatshme për dokumenta zyrtare.

🎉 Suksese!

Exit mobile version