Struktura e Testit të Biologjisë, MSH 2019

STRUKTURA E TESTIT

Përmbushja e kompetencave shkencore që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës dhe jo vetëm, arrihet nëpërmjet tematikave integruese: DIVERSITETI, CIKLET, SISTEMET dhe NDËRVEPRIMET. Këto tematika, janë bazë për të ndërtuar njohuri, shkathtësi dhe qëndrime e vlera. Për secilën tematikë është paraqitur pesha që zë secila prej tyre kundrejt orëve totale të lëndës së biologjisë në zhvillimin e njohurive dhe rezultateve të nxënit që duhet të demonstrojë nxënësi në përmbushjen e kompetencave biologjike. Tematikat dhe renditja e tyre nuk nënkuptojnë që përmbajtja e testit duhet të zhvillohet në këtë renditje. Në përgatitjen për përmbushjen e këtij programi orientues do të përdoren programet e lëndës së biologjisë për klasat 10-11 dhe programi i biologjisë me zgjedhje klasa e 12-të.

Nr. Tematikat Pesha Përmbajtja sipas tematikave:

1. DIVERSITETI 30%

  • Molekulat biologjike
    – Enzimat
    – Karbohidratet
    – Yndyrnat
    – Proteinat
    – Acidet nukleike
     Ndërtimi i ADN, ARN
     Dyfishimi i AND
     Sinteza e proteinave
     Ndërtimi dhe funksionimi i qelizave eukariote dhe prokariote
     Trashëgimia
     Evolucioni dhe përshtatja
     Gjenetika e popullatave
     Mbarështimi selektiv dhe teknologjia në gjene

2. CIKLET 16 %

  •  Shndërrimet energjitike
     Fotosinteza
    – Faza dritore
     Frymëmarrja qelizore
    – Roli i ATP-së në transportin aktiv
    – Fosforilimi oksidativ
    – Fosforilimi në nivelin e substratit
     Cikli qelizor te eukariotët
    – Mitoza
    – Mejoza
     Gametogjeneza te gjitarët (njeriu)
     Gametogjeneza te bimët

3. SISTEMET 51 %

  •  Mekanizmat e transportit qelizor
     Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit të qarkullimit;
     Transporti te bimët
     Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit të frymëkëmbimit te njeriu
     Sistemi imunitar
     Homeostaza
     Koordinimi dhe kontrolli nervor tek njeriu
     Koordinimi dhe kontrolli hormonal tek njeriu
     Hormonet bimore
     Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit ekskretues
     Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit tretës;

4. NDËRVEPRIMET 3 %

  •  Ekosistemet

Për më tepër mund të lexoni Programin Orientues të Biologjisë