• Telefononi 127 kur keni shenja të kollës, temperaturës apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
    Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.
  • Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
  • Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
  • Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes). Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura);
  • Lani duart: pas kollitjes ose teshtitjes; kur kujdesini për të sëmuret; para, gjatë dhe pas pregatitjes së ushqimit; para se të ushqeheni; pas përdorimit të tualetit; pas kryerjes së cdo pune; pas prekjes së kafshëve.
    Coronavirus.al

Coronavirus.al