Matura 2019/ Ja si duhet plotësuar testi dhe fletë-përgjigja e pyetjeve me alternativa

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Maturantët kanë nisur tashmë me përgatitjet finale për provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2019 që do të zhvillohet pas dy javësh. Duke qenë se në provimet e këtij viti korrigjimi i pyetjeve me alternativa do të bëhet elektronikisht, autoritetet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar udhëzimet se si maturantët duhet të plotësojnë testin, i cili do të shoqërohet edhe nga fleta e përgjigjeve. Plotësimi korrekt i kësaj flete është vendimtar për të siguruar pikët me të cilat vlerësohen pyetjet me alternativa. Në të katër provimet e Maturës Shtetërore 2019, maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara, përveç testit, duhet të plotësojnë dhe një fletë-përgjigje për pyetjet me zgjedhje (alternativa)”, bëjnë me dije ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Sipas modelit të zbardhur, testi për secilën lëndë të detyruar dhe me zgjedhje do të ketë në total 34 pyetje, 20 prej të cilave do të jenë me alternativa, ndërsa pjesa tjetër me zhvillim. Duhet të bëni kujdes në plotësimin e përgjigjeve të sakta në test, si dhe në fletën shoqëruese, sipas udhëzimeve të detajuara në vijim të shkrimit. Në të kundërt rrezikoni humbjen e pikëve. Sa i takon korrigjimit të testeve, ekspertët e MASR kanë deklaruar më herët se secili nga provimet e detyruara, si dhe lënda me zgjedhje do të vlerësohen maksimalisht me 60 pikë, të cilat i korrespondojnë notës më të lartë.

Udhëzimet si duhet të plotësoni testin               

Sipas udhëzimeve të detajuara nga ekspertët e arsimit, maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që do të marrin pjesë në provimet e këtij viti, duhet të plotësojnë në fillim testin, pastaj të plotësojnë fletë-përgjigjen për pyetjet me zgjedhje (alternativa). Pyetjet me alternativa mund të jenë të shpërndara në test (jo njëra pas tjetrës), por numrat e pyetjeve në tabelën e fletë-përgjigjes do të jenë në përputhje me numrin që secila pyetje ka në test. Maturanti udhëzohet për të mbushur rrathët e tabelës për secilën pyetje. Bashkëlidhur shkrimit do të gjeni një model të i fletës së përgjigjes që do të shoqërojë testin në secilin provim. “Mbushni me stilolaps rrethin që përfaqëson alternativën e saktë për secilën pyetje me zgjedhje (alternativa). Asnjë formë tjetër e përzgjedhjes së alternativave nuk do të konsiderohet si e vlefshme. Për çdo pyetje, qarkoni fillimisht alternativën e saktë në test, pastaj mbushni rrethin përkatës në tabelën e fletës së përgjigjeve”, këshillojnë ekspertët e QSHA-së.

Rastet kur nuk vlerësoheni me pike

Nëse për një pyetjen fletën shoqëruese të përgjigjeve keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë. Gjithashtu bëhet e ditur se nëse për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Nëse për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në tabelën përkatëse të fletës shoqëruese, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë. Çka do të thotë se përgjigja e plotësuar në test, edhe pse është e saktë do të vlerësohet me zero pikë. Drejtoritë e të gjitha shkollave të mesme janë informuar tashmë që udhëzuesin bashkë me modelin e fletë-përgjigjes ta vendosin në këndin e maturës të çdo shkolle, si dhe të informojnë maturantët në lidhje me të. Kjo në mënyrë që në ditën e provimit të bëjnë plotësimin e duhur të testit, pa rrezikuar humbjen e pikëve.

Provimi i gjuhës së huaj

Autoritetet e arsimit bëjnë me dije se testi i gjuhës së huaj do të jetë i strukturuar në tre pjesë që janë: Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar që do ketë në përmbajtje rreth 50 për qind të pyetjeve, përdorimin e drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) që do ketë rreth 28 për qind të pyetjeve, si dhe të shkruarit me 22 për qind të pyetjeve. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Teza e provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm përkatës.

WhatsApp Image 2019-05-31 at 21.21.42

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Testi i gjuhës dhe i letërsisë që do të plotësojnë maturantët e këtij viti do të jetë i strukturuar në tre pjesë. Në pjesën e parë të testit, nxënësit do t’i jepet një tekst joletrar rreth të cilit duhet të demonstrojë njohuritë dhe aftësitë gramatikore, drejtshkrimore dhe të pikësimit të gjuhës shqipe. Pyetjet rreth gjuhës shqipe përbëjnë rreth 40 për qind të përmbajtjes së tezës që do të plotësojë nxënësi. Pjesa e dytë e testit do të ketë në përmbajtje një fragment të shkëputur nga lista e veprave letrare të përcaktuara, rreth të cilit gjithashtu do të jenë të përqendruara rreth 40 për qind e pyetjeve sa i takon njohurive që nxënësi duhet të ketë rreth lëndës së letërsisë. Ndërsa pjesa e tretë e testit përfshin esenë. Ekspertët sqarojnë se eseja dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të nxënësit. Ekspertët e arsimit vënë në dukje se tema e esesë mund të lidhet me njërën nga pjesët dhe fragmentet që janë të përshkruara në test. Eseja mund të jetë me tematikë përshkruese, rrëfyese, argumentuese, informuese, paraqitëse, dhe shpjeguese. Pyetjet do të përfshijnë të tria nivelet e vështirësisë.

Provimi i matematikës

Edhe testi i matematikës vlerësohet në total me 60 pikë. Testi ka në përmbajtje 20 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe pyetjet e tjera janë me zhvillim dhe arsyetim. Në pyetjet me zgjedhje duhet të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Bazuar në kurrikulën që nxënësit kanë zhvilluar në shkollë, përmbushja e kompetencave matematikore që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës dhe jo vetëm, arrihet nëpërmjet 5 tematikave kryesore që janë: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni (përfshirë derivatin dhe integralin), statistika dhe probabiliteti. Për secilën tematikë është paraqitur pesha që zë secila prej tyre në përmbajtjen e pyetjeve që do të ketë teza finale e këtij provimi. Konkretisht pyetjet rreth tematikës së numrit zënë 17 për qind të tezës, pyetjet rreth matjes 15 për qind, pyetjet gjeometrisë rreth 13 për qind, pyetjet rreth algjebrës dhe funksionit 38 për qind, ndërsa pyetjet rreth statistikës dhe probabilitetit rreth 17 për qind të përmbajtjes së testit.

Rastet kur provimi nuk njihet

Maturanti apo kandidati i viteve të shkuara përjashtohet nga provimi kur konstatohet se:

“Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit”. Po sipas rregullores, maturantit nuk i njihet rezultati nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED, si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Kujdes në këto tre raste:

  1. Nëse për një pyetje keni mbushur dy rrathë, përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe do të vlerësohet me 0 pikë.
  2. Nëse për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë.
  3. Nëse për një pyetje keni qarkuar alternativën e saktë në test, por NUK keni mbushur rrethin përkatës në tabelën e mëposhtme, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

E detyrueshme: Si duhet plotësuar fletë-përgjigja për pyetjet me alternativa

Provimet e lirimit, datat për nxënësit e klasave të nënta

provime-i-lirimit-1-770x433

Provimi i parë që do të zhvillojnë nxënësit e klasave të nënta do të jetë në lëndën e gjuhës së huaj në datën 10 qershor. Më pas në datën 18 qershor është planifikuar që të zhvillohet provimi i dytë në lëndën e gjuhës shqipe. Provimet përfundojnë në datën 21 qershor me testin e matematikës. Skema e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë e njëjtë me atë të maturës

Provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen përgjatë javës së dytë dhe të tretë të muajit qershor 2019. Udhëzimi i miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, konfirmon datat e tre provimeve të lirimit, si dhe atij të gjuhës amtare për vitin shkollor 2018-2019. Provimi i parë që do të zhvillojnë nxënësit e klasave të nënta do të jetë në lëndën e gjuhës së huaj në datën 10 qershor. Më pas në datën 18 qershor është planifikuar që të zhvillohet provimi i dytë në lëndën e gjuhës shqipe.

Provimet përfundojnë në datën 21 qershor me testin e matematikës. Skema e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë e njëjtë me atë të maturës. Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin për rreth dy orë e gjysmë.  Për të mos rrezikuar përjashtimin, ditën e testimit nxënësi duhet të paraqitet në qendrën e përcaktuar një orë e 30 minuta para orarit zyrtar, si dhe duhet të kenë dokumentin e identifikimit.

Testi i gjuhës amtare

Për nxënësit e pakicave kombëtare bëhet e ditur se do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare. Testimi për këtë lëndë do të zhvillohet në datën 14 qershor. Për shkollat e pakicës greke, teza e për provimin e gjuhës amtare përgatitet nga institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar në Gjirokastër. Në ditën e provimit, institucionet përgjegjëse për arsimin parauniversitar në Delvinë dhe në Sarandë do të paraqiten në drejtorinë e Gjirokastrës për të marrë testet që do të plotësojnë nxënësit në lëndën e gjuhës amtare.

Ndërsa për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, testet do të tërhiqen në drejtorinë e Korçës. Po ashtu bëhet e ditur se edhe nxënësit me aftësi të kufizuara do të zhvillojnë testimet në përshtatje me veçoritë e tyre shëndetësore.

Webp.net-gifmaker.gif

Gjuha e huaj

Testet e gjuhës së huaj që do të jepen si provim i detyruar përfshijnë lëndët: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar. Në këto kushte, testi do të jetë i nivelit gjuhësor A2. Edhe nxënësit e klasave të 9-ta, të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, japin provimi gjuhën përkatëse të seksionit të tyre, testi i të cilës do të jetë në nivelin gjuhësor A2.

Testi do jetë i strukturuar në tre pjesë, ku nxënësit do të testohen për aftësitë gjuhësore që kanë të bëjnë me të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar rreth të cilit do të organizohen rreth 50 për qind e pyetjeve, nga përdorimi i drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) që do ketë rreth 30 për qind të pyetjeve, si dhe nga të shkruarit, që do të ketë rreth 20 për qind të pyetjeve.

Gjuha shqipe

Për të orientuar nxënësit në lidhje me temat që do të jenë pjesë e testit kombëtar të arsimit bazë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë edhe programet orientuese për secilën lëndë. Sa i takon testit të gjuhës shqipe, ekspertët e arsimit bëjnë me dije se teza e provimit do jetë e strukturuar në tre pjesë.

Pjesa e parë do ketë pyetjet rreth një fragmenti letrar, pjesa e dyte pyetje rreth një fragmenti joletrar, si dhe pjesa e tretë do të ketë pyetjet rreth njohurive të sistemit gjuhësor. Fragmentet, ose tekstet në test janë të panjohura për nxënësit dhe nuk janë pjesë e teksteve.

Matematika

Pesë janë tematikat rreth të cilave do të orientohen pyetjet për provimin e matematikës, të cilat janë: numri që do ketë 37 për qind të ndikimit në numrin e pyetjeve të testit, matja me 14 për qind të ndikimit, gjeometria me 16 për qind të ndikimit, algjebra dhe funksioni me 13 për qind të ndikimit, si dhe statistika dhe probabiliteti me 13 për qind të peshës në pyetjet e testit final të matematikës. Tematikat dhe renditja e tyre nuk presupozojnë që përmbajtja e testit duhet të zhvillohet në këtë renditje. Në përgatitjen për përmbushjen e këtij programi do të përdoren kryesisht tekstet mësimore të lëndës së matematikës klasa VI-IX.

Rishikimi i testeve

Në rregulloren e miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku përcaktohen udhëzimet se si do të zhvillohen provimet kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2018-2019, ndër të tjera është vendosur që nxënësit të kenë mundësi të shohin edhe testet e vlerësuara të provimit të matematikës, gjuhës së huaj, si dhe gjuhës shqipe. Tërheqja e testeve të korrigjuara do të bëhet e mundur jo më vonë se pesë ditë nga marrja e vlerësimit, duke dorëzuar kërkesën përkatëse pranë Komisionit të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë.

Ndonëse nxënësit do mund të marrin kopjet e vlerësuara të secilës lëndë, bëhet e ditur se nuk do të ketë rivlerësim të tyre. Kjo për shkak të skemës së korrigjimit të përcaktuar, ku çdo test kalon në duart e disa vlerësuesve, çka konfirmon saktësinë e vlerësimit të tyre. Në rastin kur nxënësit vlerësohen mbetës kanë të drejtë që provimet përkatëse ti japin në sezonin ne vjeshtës që do të zhvillohet në mbyllje të muajit gusht, ose në ditët e para të muajit shtator.

Datat e provimeve:

Provimi i gjuhës – 10 Qershor

Provimi i gjuhës amtare për pakicat kombëtare – 14 Qershor

Provimi mi gjuhës shqipe – 18 Qershor

Provimi i matematikës – 21 Qershor

 

Modele Testesh dhe skema vlerësimi, MSH 2019


hit counter

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar disa modele testesh orientuese për Maturantët në disa lëndë. Testet i gjeni më poshtë:

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Matematikë

Gjuhë Angleze

Gjuhë Frënge

Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore. Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth Maturës Shtetërore.

Gjuhë Italiane

Gjuhë Gjermane

Gjuhë Spanjolle

Biologji

 

Ekonomi

Filozofi-Socoilogji

Fizikë

Gjeografi

Histori 

Kimi

Qytetari – Psikologji

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Untitled design (5)

“Universiteti Qiriazi” hap dyert për Maturantët

Universiteti Qiriazi” hap dyert për nxënësit maturantë nga shkollat të ndryshme të vendit. Nxënësit maturantë do të marrin informacion të detajuar mbi programet e studimit, kohëzgjatjen e tyre, kriteret hyrëse në degët e Financës, Menaxhim Biznesi, E Drejtë Biznesi, si dhe në programet e studimit 2-vjeçare si: Teknologji Ushqimore dhe Teknologji Informacioni.

Ju mirëpresim cdo ditë, nga e hëna – premte, 09:00-15:00.
Cel: 067 20 00 874
E-mail: sekretaria@qiriazi.edu.al
Website: www.qiriazi.edu.al

Untitled design (1)

Tezat e Kimisë ndër vite 2006 – 2016

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Matura 2016

Matura 2015

Matura 2014

Matura 2013

Matura 2012

Untitled design (1).png

Matura 2011

Matura 2010

Matura 2007

Matura 2006

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Kriteret e Universiteteve 2019-2020, Matura 2019


website counter

Këtu do të gjeni kriteret e Universiteteve Publike për pranimin e studentëve në vitin akademik 2019-2020, Matura Shtetërore 2019

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png


Mund të na ndiqni në faqen tonë të Instagramit: http://instagram.com/matura.shteterore

blue-great-outdoors-instagram-post.png

@matura.shteterore


Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png


untitled design (2)