April 25, 2024

Illustration of Isolated hand drawn German flag

A jeni gati për disa këshilla serioze për të mësuar gjermanishten? Do e keni dëgjuar shprehjen “Deutsche Sprache, schwere Sprache” (Gjuha gjermane, gjuhë e vështirë).

E vërteta është se: Gjermanishtja nuk është dhe aq e vështirë! Vështirësitë gramatikore të gjuhës gjermane, kapërcehen lehtësisht sapo të keni përvetësuar disa koncepte madhore. Le ta fillojmë duke patur parasysh se struktura e fjalive në gjuhën gjermane, është jashtëzakonisht e PARASHIKUESHME.

Në vijim, ju prezantojmë me 5 Këshilla do t’ju ndihmojnë për të kapërcyer disa nga pengesat që mund të hasni kur filloni të mësoni gjuhën gjermane, të përshpejtoni përparimin tuaj me vetëbesim dhe siguri.

KËSHILLA 1.
Mësoni gjithmonë fjalët e reja me nyjën përcaktuese (bestimmten Artikel: die, der, das)

Të gjithë emrat në gjuhën gjermane klasifikohen sipas gjinisë gramatikore. Emri është ose i gjinisë femërore (Femininum=weibliches Nomen), mashkullore (Maskulinum=männliches Nomen) apo asnjanëse (Neutrum=sächliches Nomen).

Dallimi i tyre bëhet nga nyja përcaktuese: die/der/das, respektivisht.

Është një ide shumë e mirë për të mësuar që në fillim të gjithë emrat me nyjën përkatëse. Për shembull, kur mësoni se tryeza në gjermanisht është Tisch, mbani mend gjithashtu që “tryeza” është emër i gjinisë mashkullore, kështu që nyja përcaktuese është der Tisch. Dhe se tasi në tryezë është emër i gjinisë femërore: Die Schale und der Tisch.

Ka një dallim midis nyjes përcaktuese (die, der, das) dhe nyjes së pacaktuar (unbestimmten Artikel: eine, ein) për të cilën do flasim në një artikull tjetër. Nyja përcaktuese përdoret kur i referohemi diçkaje konkrete, unike kurse nyja e pacaktuar përdoret kur flitet për diçka në formë përgjithësuese.

Mësimi i fjalëve në kontekstin e tyre gramatikor është jetik për të shmangur konfuzionin dhe pasaktësinë në mësimin më tej. Kjo qasje është e vlefshme jo vetëm për mësimin e emrave me nyjen përcaktuese, por për pothuajse çdo aspekt tjetër të gjermanishtes, qoftë për mësimin e strukturës së fjalive me pjesë të nënrenditura apo sesi parafjalë të caktuara përdoren në raste të veçanta. Nëse kjo duket disi komplekse për ju, mos u shqetësoni – do bëhet më e qartë kur te lexoni këshillat e tjera.

 

KËSHILLA 2.
Përvetësoni dhe përdorni foljet ndihmëse (Modalverben)

Çfarë janë foljet ndihmëse dhe pse janë kaq të rëndësishme? Foljet ndihmëse janë ato folje – aq të zakonshme – që shprehin ide të mundësisë, lejes, dëshirës, pëlqimit dhe detyrimit (dürfen-për të shprehur idenë e lejes, können-për të shprehur idenë e mundësisë, wollen-për të shprehur idenë e një dëshire, sollen-për të shprehur idenë e një detyrimi që vjen si rezulat i një dëshire, pra jo fort përcaktues, müssen-për të shprehur idenë e një detyrimi deri diku edhe ligjor, mögen-për të shprehur idenë e një pëlqimi).

Foljet ndihmëse shoqërohen zakonisht me një folje në formë të pashtjelluar dhe na krijojnë mundësinë për të kuptuar mbi veprimin apo gjëndjen e shprehur nga ajo. Kjo është dhe arsyeja pse foljet ndihmëse janë kaq interesante!

Nëse mësoni lidhjen e këtyre foljeve, së bashku me disa nga foljet më të përdorura, do të jeni në gjendje të shprehni një gamë të gjerë të fenomeneve.

Mësoni foljet: gehen (shkoj), spielen (luaj) dhe lernen (mësoj). Imagjinoni gamën e gjërave që mund të komunikoni thjesht duke kombinuar këto forma të pashtjelluara me dy foljet ndihmëse: können (mund) dhe müssen (duhet/duhet të):

Unë mund të luaj futboll. / Unë duhet të luaj futboll.

Ich kann Fußball spielen. / Ich muss Fußball spielen.

Unë mund të shkoj në festë. / Unë duhet të shkoj në festë.

Ich kann zur Party gehen. / Ich muss zur Party gehen.

Unë mund ta mësoj gjermanishten. / Unë duhet ta mësoj gjermanishten.

Ich kann Deustch lernen. / Ich muss Deutsch lernen.

 

Nëse ndiheni ambiciozë, zgjedhoni foljen ndihmëse können në kohën e shkuar: Ich konnte (gestern) Fußball spielen – Mund të luaja futboll (dje). Ose shtoni një ndajfolje kohe për të treguar të ardhmen: Ich kann später Fußball spielen – Mund të luaj futboll më vonë.

Epo, do të keni mjaft boshllëqe në fjalorin dhe gramatikën tuaj në fillim, por të paktën do të jeni në gjëndje të formoni disa fjali të thjeshta, të dobishme dhe të plota. Ky përqëndrim te foljet ndihmëse do t’ju ndihmojë të zhvilloni shumë shpejt biseda në gjermanisht.

 

KËSHILLA 3.
Mos lejoni që Der, Die ose Das t’ju frikësojnë.

Ju do të dëgjoni njerëz të thonë se ekzistojnë pafund përdorime të “der, die, das” dhe se nuk ka asnjë mënyrë apo rregull të lehtë për të dalluar emrat që shoqërohen nga der, die apo das. Vërtetë, ka përdorime të ndryshme të “der, die, das”, por ekziston një arsye prapa shumicës së tyre. Madje ka edhe disa fundore të fjalëve që përcaktojnë kur një emër është mashkullor, femëror ose asnjanës – vetëm se, jo të gjithë gjermanët e dinë këtë.

Çdo fjalë që përfundon me -keit ose -heit, si për shembull; die Krankheit (sëmundje) dhe die Dankbarkeit (mirënjohje), apo -ung dhe -schaft, si për shembull; die Bedeutung (kuptim) and die Botschaft (ambasadë) është e gjinisë – e gjetët? – femërore. E njëjta vlen për çdo fjalë që përfundon me -ie, -in, -sion, -tät ose -ur. Që tani mund të kujtoni shumë fjalë të përdorimit të përditshëm që bëjnë pjesë në këtë kategori.

Shtoni në kategorinë e emrave të gjinisë mashkullore, fjalët që përfundojnë me: -ling ose -ismus, për shembull; dhe tek emrat e gjinisë asnjanëse, për shembull, ato që përfundojnë me: -tum dhe -tel; dhe ju do të keni mundësi të merrni një orientim të mirë për të shmangur gabimet në përdorimin e nyjeve përcaktuese.

 

KËSHILLA 4.
Mësoni gjithmonë përdorimin e parafjalëve sipas rasave

Parafjalët janë përgjithësisht fjalë të shkurtra – an/auf (mbi), zu/auf (në), aus (prej), unter (nën), über (përmbi) – që tregojnë kohën, vendin dhe drejtimin. Ato janë mjaft të përdorura, dhe shpesh shkaktojnë konfuzion të mësimin e gjuhës së huaj. Parafjalët në gjermanisht gjithashtu mund të kërkojnë pak mundim, por me kalimin e kohës do të mësoheni dhe do të kuptoni se shpesh ato veprojnë si pjesëza që rregullojnë kuptimin e një foljeje.

Mësimi i parafjalëve është një metodë e mirë për të mbajtur mend në mënyrë korrekte rasat në gjuhën gjermane. Rasat në gjuhën gjermane janë; rasa emërore (Der Nominativ), rasa kallëzore (Der Akkusativ), rasa dhanore (Der Dativ) dhe rasa gjinore (Der Genitiv). Shumica e parafjalëve përdoren vetëm në një rasë të caktuar. E nëse duke mësuar parafjalët dhe në të njëjtën kohë mësoni rasat ku ato përdoren, do të jeni në gjendje të flisni qartë me saktësi të madhe për një nivel fillestar të zotërimit të gjuhës. Ja për shembull, po të marrim parafjalët mit dhe gegen, që do të thonë përkatësisht me dhe kundër. Mit përdoret gjithmonë me rasën dhanore (Der Dativ), dhe gegen përdoret gjithmonë me rasën kallëzore (Der Akkusativ). Dallimin mund ta bëni lehtësisht nga shembulli i mëposhtëm:

Unë luaj futboll me të.

Ich spiele Fußball mit ihm.

Unë luaj (futboll) kundër tij.

Ich spiele Fußball gegen ihn.

 

Epo një sekondë… – t’i mbajmë pak gjërat e thjeshta! – për rasat në gjuhën gjermane, do të flasim gjerësisht në një artikull tjetër.

Në fillimet tuaja, kur hasni në parafjalët, mos harroni të mësoni rasat në të cilat ato përdoren – kontekstin e tyre gramatikor – në mënyrë që të shmangni një rrezik klasik të gjuhës gjermane që nga fillimi!

 

KËSHILLA 5.
Praktikoni gjuhën në çdo mënyrë

Siç duket dhe nga këshillat e mësipërme, nuk shmangemi dot nga përmendja e gramatikës së gjuhës gjermane. Të gjitha këto koncepte nuk janë dhe aq të vështira, por përdorimi i tyre në një të folur të rrjedhshme, po. Prandaj, do t’ju duhet praktikë, praktikë dhe vetëm praktikë! Si për shembull; përsërisni me veten tuaj fraza në gjermanisht, krijoni histori të shkurtra në gjermanisht gjatë kohës që jeni në dush, mësoni tekste këngësh në gjermanisht dhe këndojini gjatë rrugës për në punë. Dalëngadalë, do fillojnë të nguliten në mendjen tuaj të gjitha rregullat dhe papritur do të jeni në gjëndje të shprehni fjali të plota në gjermanisht – epo, do të na kujtoni kur të gjendeni duke pyetur veten “Si ndodhi kjo?”.

Ndiqni këshillat tona dhe:

Flisni gjermanisht ashtu si keni dashur gjithmonë!

Burimi zyrtar: onlineacademy.al

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading