KONKURSI I PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS

Për vitin akademik 2021-2022

Konkursi i Pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet më datën 26 Gusht 2021.

Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:

Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)

Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)

Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkursin e pranimit në të gjitha programet e studimeve të ofruara ne FAU do të bëhet pranë Sekretarisë Mësimore duke nisur nga data 9-12 Gusht 2021, nga ora 08:00-16:00. Regjistrimi në konkurs është pa pagesë. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.

Dokumentacioni për t’u regjistruar në konkurset e pranimit është:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës
  2. Kopje e noterizuar e Diplomës së shkollës së mesme

Shënim:

Regjistrimi pranë Sekretarisë Mësimore bëhet nga vetë konkurenti ose nga një person i autorizuar prej tij/saj, me prokurë të posaçme.

Në vijim do të informoheni për orën dhe vendin ku do të zhvillohet konkursi.

Theksojmë se edhe konkurentët e raundeve të tjera duhet patjetër ti nënshtrohen konkursit të datës 26 Gusht 2021.

Për konkurentët nga trojet regjistrimi në konkurs do të zhvillohet nga data 02-13 Shtator 2021 dhe data e konkursit do të jetë 16 Shtator 2021 sipas kalendarit.

Për shtetasit e huaj dhe transferimet regjistrimi për aplikimet do të zhvillohet nga data 02-13 Shtator 2021

Për shtetasit e huaj dhe transferimet regjistrimi për aplikimet do të zhvillohet nga data 02-13 Shtator 2021.

kritere-pranimi-dhe-udhezime-per-testin-ne-FAU_2021-2022

Urdher_Data-e-Konkursit-te-pranimit_2021-2022

Urdhrit-Nr.-6_date-25.06.2021

Shembull-teze_viti-2019_

kuotat-e-pranimit-per-vitin-akademik-2021-2022

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.