Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka  konfimuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.

Ndër të tjera Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara. Kushi theksoi se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimio janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale. Për të përballuar këto ndryshime sipas Kushit duhen mësues të aftë. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe sipas ministres, te përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja.

 “Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në një konferencë ku është diskutuar për proritetet dhe sfidat në politikat arsimore, si edhe janë analizuar arritjet e arsimit deri më tani. Konferenca ‘Kurrikula e Bazuar në Kompetenca dhe Zhvillimi Profesional i Mësuesve në Arsimin Parauniversitar’, u zhvillua Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe ‘UNICEF Albania’.

Burimi: Shqiptarja.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.