Studentët e arsimit universitar përgatitjet për provimet e sezonit të shkurtit duhet t’i bëjnë online. Pavarësisht peticionit me 6 mijë firma të studentëve, që kërkonin rikthimin në auditorë për seminaret, ende qëndron në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve për zhvillim të mësimit online.

Të rinjtë shprehen se kërkesa e tyre duhet të shihet me përparësi, pasi përgatitja online u lë mangësi në formim.

Pedagogia e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Elsa Skënderi tha për Euronews Albania se me gjithë vështirësitë që ka sjellë mësimi online, kohët e fundit është vënë re një lloj adaptimi që ka sjellë një pjesëmarrje të kënaqshme të studentëve.

“Ka dy ide që zotërojnë lidhur me mënyrën se si do të zhvillohen provimet; nga njëra anë është ideja që provimet të zhvillohen në aditore, pra studentët të kthehen në auditore vetëm për provimin duke respektuar distancat, nga ana tjetër është ideja për ta alternuar.

Disa lëndë ku është e mundur që të pyeten me gojë, mund të zhvillohet online, mund të shihet sipas dinamikave. Ka pasur disa fakultete që të gjitha provimet i kanë lënë në verë ose në vjeshtë”, u shpreh pedagogia.

Burimi: CityNews.al

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.