Në periudhën 19 shtator – 21 shtator 2020, caktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.
Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

▶️ nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë:
▶️ kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
▶️ kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen
▶️ janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

✅ Maturantët/kandidatët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-ALBANIA.

❌ Maturantë/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.

📌 Periudha e kryerjes së pagesës për Raundin 2, është:
▶️ 2 Shtator-17 Shtator 2020

|MSH 2020|

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.