April 19, 2024

Burimi i materialit: Gotanews.tv

Doni të jeni një njeri i lumtur , po shpesh herë ju kap mërzitja dhe nuk dini si të dilni nga kjo situatë? Ky është momenti i duhur për të reflektuar dhe më poshtë do t’ju tregojmë disa nga këshillat se si të lumturoni veten. Ndiqni me kujdes dhe rezultatet do ti shihni brenda pak kohësh: 

Mos u shqetesoni për gjërat e vogla

Gjithmonë do të ketë ditë të këqija. Duke nxituar ju mund të derdhni kafen në bluzen tuaj të preferuar, aksidentalisht mund të bëni një gabim në punë. Ka pasoja shumë të mëdha kur e lini veten të veproni në kohën që jeni i mërzitur, i zhgënjyer ose në ankth, por duhet të kujdeseni që mos të jenë reagimet tuaja finale. Përpiquni të lini pas dore gjërat e vogla që nuk i kontrolloni dot dhe të fokusoheni më shumë në aspektet pozitive të jetës.

Planifikoni një udhëtim

Edhe pse ndoshta ju nuk mund të përballoni dot një udhëtim anë e mbanë vendit, ka plot mënyra për të udhëtuar me buxhet të ulët. Të provosh një eksperiencë të re kulture apo ushqimi është një mënyrë e mire të sjellësh pak lumturi në jetën tende. Nëse vendosni të udhëtoni vetëm ose me miqtë tuaj, udhëtimi ju ndihmon të krijoni kujtime që zor se do t’i harroni.

Kthejini gabimet në mësime

Edhe pse njerzit përpiqen të jetojnë në perfeksion, gabimet janë të paevitueshme. Është e rëndësishme të inkurajosh veten kur nuk je shumë i kënaqur në punë, ose gjërat nuk po shkojnë siç duhet në një marrëdhënie, në mënyrë që t’i shndërroni gabimet në diçka produktive. Nëse diçka shkon keq, konsiderojeni si mundësi të rriteni dhe të bëheni një version më i mirë i vetes tuaj.

Jepini vetes një pushim

Të qëndrosh për kohë të gjatë në zyrë, ekziston një truk që do t’ju ndihmojë të jeni më i lumtur dhe produktiv: merni një pushim. Merrni  ushqimin tuaj me vete nga shtepia, ecni nëpër korridore ose thjesht dilni jashtë të merni pak ajër.

Qëndroni ‘offline’

Të fiksohesh pas rrjeteve sociale është një zakon i keq dhe të gjithë e kemi, por po të kalosh kohë duke parë foto nga pushimet e mrekullueshme të njerëzve ose të darkave luksoze ka një impakt të keq tek ju. Bëni një pakt me veten tuaj të shkëputeni pak nga këto rrjete gjatë ditës, ndërkohë lexoni një libër, telefoni një mik, ose thjesht vendosni të kujdeseni për veten tuaj.

Ndërtoni marrëdhënie

Të mbash lidhjet shoqërore është një gjë e rëndësishme për t’ju drejtuar drejt një jete të lumtur. Nëse keni pak miq të ngushtë, ose një rreth të madh miqsh, mbani kontaktet . Ata mund të të ngrenë humorin dhe kjo do t’ju sjellë një diferencë të madhe.

Mos fajësoni askënd për të shkuarën

Në vend që të ankoheni për gjërat që kanë shkuar keq në të kaluarën, jepini jetës tuaj kuptim duke parë drejt së ardhmes. Kur qëndroni pozitivë dhe mendoni për gjërat që doni të arrini, do të jeni në gjendje të gjeni qetësi.

Shtiruni kur është e nevojshme

Disa ditë thjesht nisin keq, e që në momentin që ju zgjoheni, ju përpiqeni të gjeni një justifikim vetëm e vetëm që të mos ngriheni nga krevati. Kur nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të ngriheni dhe të merni përsipër përgjegjësitë e ditës, vendosni një buzëqeshje fallco në fytyrë dhe nisni ditën.

Ktheni listën e gjërave që duhet bërë në një lojë

Të bësh punët e shtëpisë nuk konsiderohet qejf, por gjenden gjithnjë mënyra për ta shndërruar ditën tuaj në diçka më ekzaltuese. Herën tjetër që ju duhet të pastroni dhomën tuaj, vendosni një alarm 10 minutësh dhe ‘garoni’ kundër orës për të përfunduar më shpejt nga çfarë kishit menduar.

Merrni nisma

Në vend që të prisni për mundësi që të vinë, merrni  kontrollin e situatave në dorë, duke e sfiduar veten. Merrni nisma, kërkoni një mundësi të re pune ose krijoni kontakte te reja.

Mos sakrifikoni planet tuaja

Të flesh disa orë më shumë mund të bëjë një diferencë të madhe. Mos u  ndjeni në presion, ecin përpara, duke mos sakrifikuar planet e tuaja.

Ushtroni aktivitet fizik

Ndoshta një maratonë nuk po duket ende në horizont, por aktiviteti fizik është pjesë e rëndësishme e një jetë të lumtur. Kujdesuni shumë për këtë pjesë.

Jini  të ndershëm

“Ndershmëria është politika më e mirë”, dhe kur ajo sjell lumturi dhe mirëqënie nuk mund të jetë më shumë se e vërtetë. Gënjeshtrat shkaktojnë stres dhe jeta është shumë e shkurtër për të mos jetuar në mënyrë të paharrueshme.

Mos e krahasoni veten me të tjerët

Çdo kush ka fatin e tij në jetë dhe kur ju filloni të krahasoni veten me të tjerët, ju fokusoheni në jo progresin tuaj personal. Të mësosh të lësh të ikin gjërat që ju pengojnë të ecni para, do tju ndihmojnë të fokusoheni në suksesin tuaj.

Jini falenderues

Të thuash ‘Faleminderit’ është një mënyrë e thjeshtë për t’i ndriçuar ditën kujtdo që takoni. Gjatë një ditë të ngarkuar, ndaloni një moment dhe jini mirënjohës për gjërat që keni.

Burimi i materialit: Gotanews.tv

Shpërndaje tek shokët që të informohen

2 thoughts on “14 Këshilla që do ju bëjnë më të lumtur

  1. Përshëndetje, Sot, ne mësuesit dhe maturantët nuk kemi nevojë për 14 këshilllla, pasi brenda 5 minutave mund të gjejmë edhe 140 të tilla në internet, por duam publikimin e testit të Letërsisë dhe përgjigje të argumentuara për qindra komente të pakëndshme lidhur me hartimin e këtij testi. Mendoj se na detyroheni për këtë. Me respekt nga një mësuese letërsie me përvojë mbi 40 vjeçare, Davë Dedaj

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading