April 25, 2024

Akademi.al është  platformë online për mësimdhënie në shqip, e ofruar e gjitha falas . Në këtë platformë gjenden të gjitha mësimet për lëndët  Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, T.I.K,  Gjuhë Shqipe, Dituri Natyre, Gjeografi , Histori  dhe klasa të dedikuara, për nxënësit nga mosha tre deri në tetëmbëdhjetë vjeç. Akademi. al bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe mban statusin si platforma e saj zyrtare për krijimin e klasave virtuale.

Platformë mësimore online për nxënës me klasa virtuale. Falas. (1).png

E krijuar në Gusht të vitit 2019, Akademi numëron mbi 2000 video mësimore, me synimin për tu shtuar në vazhdimësi, gjithmonë falas për nxënësit dhe mësuesit. Aksesi në shkollim dhe mësimnxënie cilësore është një e drejtë themelore.

UNICEF mbështet plotësisht platformën duke garantuar  që klasat virtuale do të vazhdojnë të qëndrojnë gjithmonë falas.

Matura Shtetërore meriton një vëmendje të veçantë dhe Akademi.al është kujdesur për këtë, duke i mundësuar çdo maturanti të ndjekë falas videot për të marrë konceptet themelore dhe dijet e nevojshme, me qëllim arritjen e rezultateve të dëshiruara në provimet shtetërore. Në ndihmë të maturantëve, Akademi.al po krijon 1000 video të reja mësimore, të cilat do të publikohen javën e ardhshme në RTSH dhe sigurisht në platformën online.

Për të ndjekur videot – mësimore falas, regjistrohuni këtu – https://www.akademi.al/

Annotation 2020-05-01 152552

Shpërndaje tek shokët që të informohen

4 thoughts on “Akademi.al, platformë online për mësimdhënie FALAS për nxënësit e të gjitha klasave

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading