April 24, 2024

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri me dije ditën e djeshme vendimin për shkollat,  duke njoftuar se viti akademik do të mbyllet në qershor, megjithatë nxënësit nuk do të kthehen në shkolla deri në shtator, me përjashtim të maturantëve. Duke respektuar rregulla të rrepta të distancimit social, ata do të kthehen në shkollë për 2 javë në mënyrë që të përgatiten për provimet e maturës. Konsultimet do të zgjasin nga data 18 maj deri në 5 qershor, ndërsa provimet do të zhvillohen ndërmjet datave 8 dhe 18 qershor.

Ndërkohë sot, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave të Arsimit, Zamira Gjini, në një intrevistë për “Abc News”, ka folur për vendimin e marrë nga ministria e Arsimit. Ajo tregoi se si do të realizohet kthimi në shkolla i maturantëve dhe mënyrën si do të zhvillohen provimet, të cilat do të përmbajnë vetëm pyetje me alternativa.

“Kishim përgatitur disa skenarë. Vendimarrja ishte në akordim edhe me task-forcën dhe dolëm në përfundimin që në shkollë të shkojnë vetëm maturantët. Do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare për të zhvilluar mësim maturantët që të krijohen distancat. Ajo që ne kemi bërë, është që duke pasur parasysh që shkollat 9-vjecare nuk do të jenë, do të ketë një rindarje të re të nxënësve në klasa. Të gjithë masat janë marrë. Kemi njoftuar që më parë, kemi nxjerrë edhe programe të reja për maturantët, ku nxënësit do të shikojnë programin orientues, ku janë hequr ato tema që janë zhvilluar në kushtet e shtëpisë. Do të kenë teste vetëm me alternativa. Do të shikohet që mënyra e korrigjimit të bëhet dixhitale, por janë procedura për më pas”- u shpreh Gjini.

Ashtu si u njoftua, për nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 9-ta nuk do të zhvillohet një provim, ndërkohë që kjo do të jetë mënyra e vlerësimit:

“Janë dy momente kur mbaron një cikël i arsmit. Në klasat e pesta nuk është provim me notë, por vlerësim për arritjet. Për këtë vit ky provim nuk do të zhvillohet. Për provimin e klasës së 9-të, për të cilin ne kemi marrë vendimin që nuk do të zhvillohet. Por në dëftesat e tyre do të jenë notat e klasës së nëntë. Ne kemi parë edhe modelet e tjera. Do ti nxirret nota e provimit, duke konsideruar notën e lëndës nga klasa e 6 në të nëntën. Do të jetë një mesatare. Do të kenë dëftesë. Me këtë dëftesë do të regjistrohen në gjimnaz”

Zamira Gjini thotë se është e rëndësishme që të gjithë nxënësit që duan të përsërisin vitin, pa u penalizuar, duhet të lajmërojnë paraprakisht.

“Nëse duan të përsërisin vitin mund ta përsërisin me një kërkesë, pa u penalizuar dhe pa u shënuar se janë mbetës. Por prindërit nëse do vendosin për këtë gjë duhet të njoftojnë shkollën.” 

/news31

 

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading