Shpërndaje tek shokët që të informohen

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se provimet e klasës së pestë dhe ato të lirimit do të anulohen.

Në një njoftim zyrtar, Shahini u shpreh se notat do të vendosen me komisione pasi provimet e lirimit nuk kanë të njëjtën peshë me ato të Maturës Shtetërore.

“Janë katër elementë të rëndësishëm për përfundimin e vitit shkollor sot. Ky vit shkollor do të mbyllet në qeshor 2020. Provimet e maturës do të mbahen siç i kemi planifikuar. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Provimet e lirimit nuk e mbajntë të njëjtën peshë si provimet e maturës. Notat do të bëhet me komisione,”-tha ministrja.

vijon…

Leave a Reply