April 19, 2024

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Në lidhje me shkollat dhe universiteti ku interesi është më i madh si nga prindërit, nxënësit dhe studentët, kryeministri Rama tha se pritet që javën tjetër të merret një vendim lidhur me to. Mësimi aktualisht zhvillohet online, ndërsa Rama tha se një tjetër problem që rrit rrezikun janë edhe shkollat e prishura nga tërmeti në zonat më të populluara dhe kjo ka sjellë mbipopullim të shkollave ekzistuese. Në këtë gjendje ku numri i nxënësve duhet të reduktohet në klasë për të ruajtur distancën, e bën edhe më të vështirë vendimin për hapjen e tyre, ku Rama tha se janë ende në diskutime dhe do dalin me një vendim javën tjetër.

Deri në fillim javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Dmth të gjithë ende nuk kanë një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat nga tërmeti, ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopullim të shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm me të”, tha Rama.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading