April 25, 2024

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Romani ”Kështjella” , i botuar me 1970, është ndër veprat e para të ”Ismail Kadaresë” , me të cilën, sikurse edhe me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, i ikën në mënyrë mjeshtërore skematizmit që e impononte metoda e realizmit socialist, duke krijuar kështu një vepër, e cila, edhe si përmbajtje, edhe si strukturë, qysh atëherë qëndron përkrah vlerave letrare të popujve të shteteve me ”demokraci” të zhvilluara.

Temën për këtë vepër autori e merr nga e kaluara historike popullit tonë, nga periudha e Skenderbeut. Si i këtillë, ai është roman historik, pasqyron rrethimin e Kështjellës së Krujës nga ushtria osmane dhe rezistencën e kështjellarëve ndaj ketyre pushtuesve.

Romani ”Keshtjella” fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera ushtarake. Ushtria, e udhëhequr nga kryekomandanti Turgut Pashai, në fillim bën përpjekje t’i bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimin ta arrijë me luftë.

Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezictencën e madhe të kështjellarëve.Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë.Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund në Këshillin e luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Sin Selimi) e të tjerë.

Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojës që në ”Kështjellë” të hyhej nga poshtë, si gjarpri. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë atë duke varrosur aty përnjeherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, sepse edhe ai, në vend se të godasë keshtjellën, bie në turmën e jeniçerëve. Për këtë arsye shpallet se topi është “me xhinde”, kurse ndihmësin e kryemekanikut, Saruxhait, e ekzekutojnë. Për pushtimin e kështjellës nuk bën punë as plani tjetër i Këshillit të luftës që të pengohet shtimi natyror i shqiptarëve, as përpjekja që qëllimi i tyre të arrihet nëpërmjet luftës biologjike – hedhjes së minjve të ngordhur në puset e ujit. Kështjellarët ishin vazhdimisht zgjuar. Përcillnin çdo hap që ndërmerrte armiku dhe ndaj çdo mase të tij organizonin mbrojtjen. Kur turqit zbulojnë ujësjellësin dhe ndalin ujin e pijes, kështjellarët shfrytëzojnë puset rezervë që të mos vdesin nga etja; kur ushtarët turq hedhin minj të ngordhur në puse, kështjellarët gjejnë puse të tjera rezervë.

reklama

Ushtareve turq ua fuste frikën sidomos lufta që Skënderbeu e zhvillonte natën. Në një rast të tillë atyre u bëhet bira e miut treqind groshe, siç thuhet në popull. Në një vrimë të tillë, madje, ishte mbyllur edhe kronikani Mevla Çelebiu, i cili ishte aty për të shkruar rrjedhën e zhvillimit të ekspeditave të ushtrisë turke. Në sulmin e fundit planifikohet të marrin pjesë drejtpërdrejt edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të luftës, si edhe vetë Tursun Pashai, të cilit, kur ngre dorën për të sulmuar, i shkëlqen si rrufeja myhyri në diell. Kështu edhe sulmi i tij, që vjen si masë e fundit e ushtrisë së tij, del i pasukses.

Ndërkohë fillon vjeshta me shira. Në këto kushte pushojnë ekspeditat turke. Në një disponim të tillë të rëndë, pikërisht si dita e vjeshtës me shira e mjegulla, Tursun Pashai, i zhgënjyer dhe i thyer shpirtërisht, pi helmin dhe vdes. Ai vdes me emrin e ”Skenderbeut” ne gojë, të cilit ia kishte aq shume frikën. Në këtë mënyrë merr fund edhe ekspedita e tmerrshme, por edhe jeta dhe karriera e një kryekomandanti të tmerrshëm. Ushtria osmane tërhiqet.

Ky është në të vërtetë subjekti i romanit, i cili sidomos për kohën kur u shkrua, por edhe gjithnjë, paraqet një risi sa i përket strukturës së shkrimit, por edhe mënyrës së trajtimit të temës së romanit ”Kështjella”.Në qendër te përmbajtjes së romanit ”Keshtjella” është jeta, organizimi, planifikimi dhe realizimi i sulmeve që planifikonte ushtria otomane. Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e Kështjellës jepet fare natyrshëm, në një sfond tjetër, si në rrëfim evokues, pa hiperbolizime e ekzagjerime të betejave dhe të heronjve të tyre.Fare natyrshëm, por me një përshkrim mjeshtëror artistik paraqitet edhe ushtria pushtuese me ushtaret, oficerët e kuadrot e tjera të saj, bota e tyre, psikologjia e personazheve, përshkrimi i zakoneve dhe sjelljeve të tyre.

Në këtë roman të quajtur ”Kështjella” autori ka vënë në spikamë tri momente apo fakte të rëndësishme historike: e para, kur turqit vijnë në Shqipëri, hasin në një popullsi të krishterë; e dyta, që me ngulmimin e tyre aty ata shfaqin haptas qëllimin për islamizimin e popullsisë dhe, e treta, kur tërhiqen nga Shqipëria janë të vetëdijshëm se prapa kanë lënë Evropën. Autori nëpërmjet së kaluarës flet për të tashmen dhe të ardhmen e popullit shpiptar: vendi i tij është midis qytetërimit perendimor.

Romani “Kështjella” është shkruar nga dy këndvrojtime narrative (rrëfimtarë): njëri, në veten e parë, që flet për përjetimet brenda kështjellës, si kronikan i jetës në kështjellë, dhe tjetri, ne vetën e tretë, që është kryesori, rrëfimi për jetën dhe veprimet e ushtareve turq.

Marrë nga Rapitful

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading