Procesi i regjistrimit, Raundi i Tretë

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Procesi i regjistrimit, Raundi i Tretë

Në datat e përcaktuara në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin c aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues. kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL-ve, me dokumentacion në sekretaritë mësimore në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Periudha c parashikuar në kreun III, Gj1 është e ndarë në 3 faza 48-orëshe. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.

Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

Për programet c studimit të ofruara nga IAL-të, për të cilat:
c) Nuk përcaktohen kritere shtesë nga IAL-ja përkatëse, me përjashtim të notës mesatare:
d) Numri i kandidatëve është i njëjtë apo më i ulët se numri i kuotave të miratuara:
nuk aplikohet ndarja në faza 48-orëshe dhe kandidatët kanë të drejtën ce regjistrimit, gjatë gjithë periudhës së regjistrimeve të raundit të tretë.

Për ndjekjen e ecurisë së procesit të shpalljes së fituesve gjatë 3 fazave 48-orëshe MASR dhe RASH do të publikojnë një Udhëzues Teknik në faqet përkatëse zyrtare
dhe në portalin U-Albania http://ualbania.al

Beder programet (3)

Procesi i regjistrimeve nga sekretaritë mësimore, me dokumentacion dhe online vijon me faza 48-orëshe, në përputhje me numrin e kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e renditura të raundit të tretë, Në rast se, pas çdo faze 48-orëshe, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për raundin e tretë.

Gjatë periudhës së përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik, pas përfundimit të 3 (tri) fazave 48-orëshe të regjistrimit, LAL- të vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania në programet c studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e tretë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave.

Sipas afatit të përcaktuar, në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe
RASH, për çdo vit akademik, RASH përcjell në QSHA regjistrimet përfundimtare të të tri
raundeve në format elektronik dhe hardcopy:

a) IAL:

b) Njësia kryesore c IAL-së:

c) Ciklii studimit:

d) Programi i Studimit:

e) Data e regjistrimit:

t) ID e Maturës:

g) Të dhënat personale të kandidatit të regjistruar.

Aplikantët, të cilët kanë bërë regjistrimin me dokumentacion dhe kanë nënshkruar në
regjistër, nuk kanë të drejtë të ndryshojnë programin c studimit, për atë vit akademik.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.