Shansi i fundit për universitetin/ Lista e fituesve të Raundit 3, ja afatet e regjistrimit

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Pas vlerësimit të aplikimeve të bëra nga maturantët, si dhe kritereve të përcaktuara për çdo program studimi, universitetet publike dhe ato private kanë nisur të zbardhin gjatë ditës së djeshme listën finale të fituesve të raundit të tretë. Pranimet e këtij raundi janë mundësia e fundit që kanë maturantët dhe kandidatët e tjerë për të vijuar studimet e larta në një nga institucionet e arsimit të lartë publik, apo privat në vend përgjatë vitit akademik 2019-2020. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e fituesve të përzgjedhur në programet e Universitetit të Mjekësisë, fituesit në degët e Fakultetit të Shkencave Natyrore, Histori-Filologjisë. Universitetet e tjera pritet të shpallin sot listat e fituesve të këtij raundi.

Sipas afateve të përcaktuara më herët nga strukturat përgjegjëse të arsimit të lartë, regjistrimi i fituesve të këtij raundi do të bëhet me tre faza 48-orëshe. Në këto kushte lista e fituesve do të ndryshojë tre herë në varësi të vendeve të mbetura bosh nga mbyllja e secilës fazë regjistrimi. Të gjithë aplikantët që janë pjesë e këtyre listave, duhet të paraqiten në Sekretarinë Mësimore të fakultetit ku janë përzgjedhur për të kryer procedurat e regjistrimit si fitues në afatet e përcaktuara. Në të kundërt e humbasin degën e fituar. Çka do të thotë se vendin e tyre e zë një tjetër kandidat që ndodhet në vijim të renditjes.

“Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 21-26 tetor. Procesi i regjistrimit është i ndarë në 3 faza 48-orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program”, konfirmojnë autoritetet e institucioneve të arsimit të lartë rreth procedurave të regjistrimit. Ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë online në portalin “U-albania”, http://www.ualbania.arsimi.gov.al. Pasi të hapni këtë faqe, duhet të klikoni në “këndin e maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit. Pas këtij veprimi do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë raundit të tretë.

Bursa Studimi për vitin akademik 2019-2020

Secila prej preferencave do të jetë e shënjuar me një ngjyrë të caktuar, e cila tregon mundësitë që keni për të qenë fitues, ose jo. Kështu çdo preferencë që është shënuar me ngjyrë të gjelbër tregon që ju jeni fitues në këto programe studimi. Në këtë rast duhet të vendosini se në cilën prej tyre doni të ndiqni studimet e larta dhe brenda 48-orëve duhet të paraqiteni për të regjistrimin si fitues. Në të kundërt e humbisni degën e fituar, duke i dhënë kështu mundësinë një tjetër maturanti që të jetë fitues në fazën e dytë të regjistrimit që do të zhvillohet në 48 orët e ardhshme. Preferencat që janë të listuara me ngjyrë të kuqe tregojnë se nuk jeni fitues në këto programe studimi, por nga procesi i regjistrimeve, si dhe kuotat e mundshme të pranimit mund të ndodhë që të lirohen vende të cilat mund të krijojnë një shans për të qenë ju fitues. Ndaj këshillohet që të shikoni çdo herë ndryshimin e listës pas mbylljes së secilës fazë të regjistrimit të këtij raundi. Në rastet kur preferenca juaj shfaqet me ngjyrë të verdhë, kjo do të thotë se ju jeni fitues, por që procesin e regjistrimit mund ta kryeni vetëm në raundin pasardhës. Ndërsa preferencat e shënuara me gri tregojnë se ju nuk mund të jeni fitues në këto programe studimi.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Gjithashtu në dosje duhet të dorëzohet edhe fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR, mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit, si dhe deklarata, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.