Nuk ka regjistrime, universitetet në rrethe mbyllin degët e mësuesisë

Mbyllen disa degë studimi në universitet e rretheve. Asnjë regjistrim në degën e Fizikës. Rektorët: Rritja e mesatares dhe politika e re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri, penalizuan katedrat

Enida Vërça

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Viti i ri akademik, duket më problematik kryesisht në rrethe, ku në shumë universitete, disa degë studimi, kryesisht ato të mësuesisë, nuk kanë arritur të plotësojnë kufirin maksimal të numrit të studentëve, duke bërë që ato të mbyllen. E tillë situatë paraqitet në universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, ku në degën e fizikës nuk ka pasur asnjë regjistrim, duke çuar në mbylljen e kësaj dege. Rektori i universitetit, Adem Bekteshi në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit, tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë. “Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege.  Situata paraqitet problematike, kryesisht në degët e mësuesisë ku është vendosur edhe mesatarja 7.5, e cila ka i ka penalizuar të rinjtë ndjeshëm. Në programin e studimit të Italishtes, Kimisë dhe Fizikës është viti i dytë që nuk kemi të regjistruar asnjë student. Ne do presim edhe përfundimin e raundit të tretë dhe me pas do fillojmë të projektojmë rivlerësimin e këtyre programeve të studimit dhe bashkëngjitjen e tyre pranë programeve të studimit të Matematikës për Fizikën, Biologjisë për Kimin dhe tek riorganizmi i italishtes në një formë tjetër”.  “, deklaroi ai.

Gjirokastër

Në universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, katër degë studimi nuk kanë asnjë student dhe viti nisi me 505 studentë. Matematika, fizika, gjuha italiane dhe teknologji- informacioni këtë vit nuk do të funksionojnë në universitetin e Gjirokastrës. Vendimi për mosfunksionimin e tyre është marrë që vitin e kaluar pasi nuk kishte asnjë student të regjistruar. Por edhe ky vit i ri akademik me një numër të ulet regjistrimesh 260 student, krahasuar me 315 të vitit të kaluar,  të cilët kanë preferuar degët ekonomi programet dy- vjeçare dhe infermieri .Në këtë universitet ka degë studimi që nuk arrijnë të kalojnë numrin maksimal të 5 nxënësve në histori-gjeografi apo gjuhë-letërsi. Shpresat për drejtuesit e këtyre institucioneve janë në fazën e tretë të regjistrimeve, në fund të tetorit, në të kundërtën dega si matematika, fizika, gjuha italiane, teknologji- informacioni, fizika, histori-gjeografia, gjuhë-letërsia në këto fakultete janë të destinuara të mbyllen.

Mbyllja e filialeve

5 vjet pas mbylljes, godina e filialit të Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit është braktisur dhe po shkon drejt rrënimit të plotë. Për 7 vjet aty studiuan disa qindra të rinj nga verilindja duke i dhënë qytetit gjallëri, ndërsa nga ana tjetër ulnin shpenzimet për familjet e tyre. Por sot në vend të studentëve aty ka vetëm ferra, shkurre e mbeturina dhe është lënë në harresë. Situata aktuale e objektit  është një kambanë alarmi se shumë shpejt ajo mund të degradojë, duke u kthyer në një objekt pa vlerë, për shkak të braktisjes. Banorët e qytetit të Kukësit, por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë filial, ngritën zërin për rihapjen e tij, madje edhe bashkitë dhe Këshilli i Qarkut, por pa sukses. Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës u çel në vitin 2007 me një numër të kufizuar studentësh, por edhe pse vit pas viti numri i tyre erdhi në rritje, ai u mbyll në vitin 2014.

Mesatarja

Mesatarja 7.5 ka bërë që dega e mësuesisë të ketë shumë herë më pak regjistrime se vitet e kaluara e po ashtu edhe disa dege të tjera si histori-gjeografi, gjuhë-letërsi të kenë të regjistruar 2,3 apo edhe 5 studentë. Dy ditë më parë u mbyll faza e dytë e regjistrimeve dhe ka shpresa që panorama e kësaj situate të ndryshojë, deri në fazën e tretë, e cila nisi prej ditës së djeshme me aplikimet online. Ndërkohë në datat 16 -18 tetor 2019, IAL afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 18 tetor 2019, IAL ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania. Në datën 19 tetor 2019 renditja e të gjithë kandidatëve bëhet publike në portalin U-Albania.

Vota e pedagogut vlen sa vota e 314 studentëve

Me nisjen e viti të ri akademike, Qëndresa Qytetare, ka publikuar në mënyrë të përmbledhur problematikat me të cilat studentët vazhdojnë të përballen edhe këtë sezon të ri. Pesha studentore është një ndër problemet më te evidentuara, ku vota e pedagogut vlen sa 314 studentë. Një tjetër pikë e ndalur është përvetësimi i pronave të universiteteve publike nëpërmjet vendimeve të këshillit të ministrave. Kujtojmë që rasti i fundit është vendimi i 17 korrikut ku Kopshti Botanik do të jetë më pronë e universiteti të Tiranës, por bashkisë Tiranë. Në këtë VKM thuhet se është marrë vendimi që Kopshti Botanik të jetë pjesë e listës së pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit, në zonën kadastrale 3292. “Kalimi në pronësi të bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (kopshti botanik), Tiranë për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta dhe kartelave tub pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. Bashkia Tiranë dhe Universiteti i Tiranës lidhin një marrëveshje me qëllim garantimin e ushtrimit të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore  të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin  e pasurive të përcaktuara në shtojcën nr.1 të këtij vendim, apo t’i tjetërsojë ato”, thuhet mes të tjerash në këtë vendim. Qëndresa në këtë raport, ndalet edhe te Sondazhi Kombëtar i Studentëve, ku 38% e të anketuarve shprehen se pedagogët janë të paaftë në punën e tyre, duke mos e ushturar me profesionalzëm punën e tyre. Qëndresa thotë se 1% e të varfërve kanë akses në Arsimin e Lartë. Me tej thuhet se qeveria i ka penguar të rinjtë, duke krijuar barriera hyrës me ndryshimin e mesatares. Ky vendim për të rritur mesataren e pranimit në Universitete nga 6 në 6.5 dhe për degët e mësuesisë nga 7 në 7.5 krijoi pakënaqësi në radhën e maturantëve të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen në portalin e Maturës Shtetërore. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit sqaroi se nota mesatare për këtë vit akademik është përcaktuar në bazë të një analize të gjendjes aktuale të arsimit të mesëm dhe të lartë që synon përmirësimin e arritjeve akademike të kandidatëve që do të ushtrojnë profesionin e mësuesit. Një tjetër element në të cilën është ndalur Qëndresa Qytetare është edhe GDP-ja, e cila është më e ulëta në Evropë dhe Rajon. Raporti i fundit i INSTAT, nxori në pah një buxhet të tkurrur, me 2.5 mln euro më të ulët se viti që lamë pas. “Në buxhetin fillestar të vitit 2019 për Ministrinë e Arsimit ishin miratuar 7.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit që tashmë është botuar në fletoren zyrtare financimet për arsimin e lartë janë 7.2 miliardë lekë ose rreth 200 milionë lekë më pak në fillim vit. Fondet e dedikuara për universitetin këtë vit janë programuar edhe në një nivel më të ulet se një vit më parë. Në aktin e dytë normativ të buxhetit 2018, fondet për arsimin e lartë ishin 7.5 miliardë lekë ose 300 milionë lekë  (2.5 mln euro) më të larta se rishikimi i fundit i buxhetit 2019”, sqaron raporti. Në këtë analizë, nuk mbetet pa u përmendur edhe kërkimi shkencor, ku kontrolli i titujve për plagjiaturë është zero dhe ku prej shtatë vitesh doktoraturat  vazhdojnë të jenë të mbyllura,  pa asnjë shpjegim.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.