April 25, 2024

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Procedurat e aplikimit – Raundi i dytë

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi, të gjithë maturantëtikandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1 / A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:

  • a. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë,
  • b. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues,
  • c. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen,
  • d. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Deri më datë 10 shtator 2019, nga drejtoritë e institucioneve arsimore, për të gjithë maturantët/kandidatët që kanë aplikuar me formularin A1 dhe A1Z, hidhen në Portalin Online të Maturantit të dhënat që lidhen me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë.

Maturantët/kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës
së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Maturantë/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania.

Përcjellja e të dhënave dhe rezultateve, procesi i përllogaritjes së pikëve dhe publikimi i listave të maturantëve) kandidatëve të renditur:

Brenda datës 16 shtator 2019, QSHA i përcjell RASH-it, në formë elektronike dhe zyrtarisht, të dhënat për çdo program studimi.

Në data 22 – 23 shtator 2019, IAL shkarkojnë nga portali U-Albania, listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur ato programe studimit dhe të dhënat e tjera sipas udhëzimit.

Në datat 23 – 26 shtator 2019, IAL afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre, në mënyrë që
të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës 26 shtator 2019, IAL ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në
portalin U-Albania. Në datën 27 shtator 2019 renditja e të gjithë kandidatëve bëhet publike në portalin U-Albania sipas programeve të studimit për cdo IAL.

Procesi i regjistrimit –  Raundi i dytë

Në datat 30 shtator deri 9 tetor 2019 (5 faza 48-orëshe: 30-01: 02-03: 04-05, 06-07 dhe 08-09), të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin përkatës në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Brenda datës 16 tetor 2019, RASH përcjell në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të raundit të dytë.

Procesi i çregjistrimit – Raundi i dytë

Aplikanti, pasi ka bërë regjistrimin, duke paraqitur dokumentacionin përkatës dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë të çregjistrohet vetëm më datë 10 tetor 2019.

Sekretaritë mësimore, pas çregjistrimit të aplikantëve dhe dorëzimit të dokumentacionit, i dërgojnë RASH-it, brenda datës 11 tetor 2019 -listën e aplikantëve të çregjistruar.

Procesi i ankimimit – Raundi i dytë

Në datat 23 — 26 shtator 2019 çdo aplikant duhet të shikojë në faqen e internetit të IAL-ve ose të paraqitet në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të parë renditjen e listës së fituesve. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në IAL, në datën 27 shtator 2019.

IAL, pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, përcjellin zyrtarisht në RASH, në datat 28 – 29 shtator 2019, vendimet lidhur me ankimimet e aplikantëve, si dhe i pasqyrojnë këto vendime, në format elektronik, brenda po kësaj date, në portalin U-Albania.

Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, mund të vijojnë procedurat e regjistrimit. Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, vetëm më datë 10 tetor 2019.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

1 thought on “Raundi 2/ Procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në IAL

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading