Aplikimet në universitet, kandidatët zgjedhin degët sipas notës mesatare

 

Përveçse e nxehtë, stina e verës është edhe më e ngarkuara për maturantët.

Në ditët e para të gushtit, duhet të përzgjedhin degët për të vazhduar studimet e larta. Plotësimi i formularit bëhet “online” dhe nga çdo vend ku ndodhen të rinjtë. Por, një pjesë e tyre nga pasiguria dhe për të mos u ndikuar nga prindërit, kanë zgjedhur të konsultohen me mësuesit në shkolla.

Nga 1 deri në 10 degë mund të përzgjedhin maturantët në formularin e aplikimit. Ky proces do të zgjasë deri në 5 gusht. Kreu i rrjetit akademik u bën apel të rinjve që bëjnë mirë llogaritjet para se të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ndërsa maturantët që nuk arrijnë pragun e notës mestare 6,5 kanë mundësi të zgjedhin shkollat e larta profesionale. Degët e tyre kërkohen jo vetëm nga tregu vendas i punës, por edhe jashtë.

Në 2 shtator universitetet do të shpallin listën e kandidatëve fitues. Për vendet e mbetura bosh do të ketë edhe 2 raunde të tjerë për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë në universitete ose pretendojnë një shkollë më të mirë se ajo që arritën në fazën e parë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.