April 25, 2024

 

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Ditën e mërkurë 24 mijë maturantë nisin aplikimet për në universitet. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj thotë se edhe këtë vit maturantët kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 programe studimi.

Xhelaj: Kujdesi duhet të jetë në këto ditë që maturantët të mos nxitohen, të hyjnë në portal dhe ta rimendojnë mirë degën që kanë kërkuar dhe në ndryshim nga procesi i regjistrimit nuk mund të bësh më ç’regjistrim. Në momentin që ke konfirmuar preferencat që dëshiron nuk mund ta ndryshoh më atë.

Aplikimi kryhet online në portalin U-Albania dhe do të zgjasë 6 ditë.

Xhelaj: Nuk ka rëndësi fare se cilën hedh të parën appo të 2. Matuyranti hyn dhe logohet me ID e vet me matrikulin e gjimnazit. Pasi është loguar hapet portali ku i shfaqet nota, mesatarja që ta dijë se deri në çfarë niveli është sa i përket konkurueshmërisë në sistem. Pastaj zgjedh universitetin dhe me zgjedhjen e tij mund të zgjedhë degën. 

Kujdes duhet të tregohet me programet e mësuesisë mesatarja për të cilat është 7.5 ndërsa për mjekësinë mbi 8.5.

Xhelaj: Nuk është detyrimisht e thënë që duhet të zgjedhësh 10 degë. Nëse ke nota trë mira, e ke zgjedhur se çdo të studiosh mund të zgjedhës edhe 3-4 degë nuk ke pse bllokon të gjithë preferencat.

Nota mesatare që do të shërbejë si prag hyrës në universitet është 6.5 nga 6 vitin e kaluar, ndërsa për ata që nuk e kanë këtë mesatare mund të aplikojnë për programet profesionale.

Xhelaj: Janë programe shumë të mira të cilat me 120 kredite, pas 2 vitesh mund të jenë maturantët në tregun e punës. Ka degë teknike, degë të shkencave tekniko-mjekësore, infermieri ose masazhei dhe të tjera.

Me rezultatet e aplikimit maturantët do të njihen në fund të muajit gusht ndërsa faza e parë e regjistrimit nis më 2 shtator.

 

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading