Aplikimet në universitete/ Kushtet për të fituar në UT. Tre faktorët që përcaktojnë më të mirët, hiqet testimi për anglishten

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Maturantëve, tashmë kandidatë për në universitete, iu kanë mbetur më pak se dy javë kohë për të menduar dhjetë degët preferenciale në IAL-të publike e private që do të listojnë në Formularin A2.

Mirëpo, përpara se të vendosin, duhet të konsultohen me kushtet që kanë vendosur këto të fundit për të përzgjedhur më të mirët. Gazeta sjell në kujtesë kriteret e pranimit të universitetit më të madh në vend, atij të Tiranës, që liston çdo vit mbi 20 mijë aplikime, duke bërë edhe një korrigjim në pranimet e reja për gjuhën e huaj. Ndryshe nga ç’ishte vendosur më herët, për anglishten nuk do të ketë provim shtesë, sipas burimeve të sigurta pranë dekanatit të këtij fakulteti.

 

Kushtet e pranimit në UT variojnë nga një fakultet në tjetrin, e shpesh edhe brenda departamenteve, por në vija të përgjithshme, rezultatet e gjimnazit, maturës dhe lëndëve formuese do të përcaktojnë fituesit.

Në tabelën brenda shkrimit pasqyrohet formula e përllogaritjes së pikëve në gjashtë fakultete, ku çdo i interesuar përmes rezultateve personale mund të kalkulojë pikët që grumbullon. Për të kuptuar nëse ka sadopak shanse për të qenë pjesë e degës që preferon, mund t’i krahasojë me pikët e fituesit të fundit nga viti i kaluar.

Kjo nuk është vendimtare për të, pasi çdo vit ndryshon kërkesë-oferta për një profil studimi, por nuk lejon që ai të djegë një preferencë në rast se nuk ka potencial për ta fituar atë. Kujtojmë që për të qenë në listën e fituesve nuk mjafton vetëm dëshira, por dhe merita. Ajo çka duhet të bëjnë aplikuesit është gjetja e të mesmes së artë. Në datën 31 korrik nis procesi i aplikimeve bazuar në një kalendar datash sipas rretheve (pritet të publikohet në faqen e QSHA-së).

Të rinjtë do të kenë gjashtë ditë afat për të aplikuar, deri më 5 gusht, ndërsa fituesit do të shpallen në fund të muajit. Ashtu si vitet e tjera, do të ketë tri raunde regjistrimesh, fillimisht me shtatë, pesë dhe tri faza 48- orëshe dhe në fund të secilës një ditë çregjistrimi për ata që ndërrojnë mendje. Zgjidhjen më të lehtë e kanë ekselentët, të cilët regjistrohen që në krye të herës në degën e preferuar, ndërsa të tjerët do të orvaten, shpesh edhe duke rrezikuar, drejt profilit që dëshirojnë.

ut.jpg

Maturantë dhe kandidatë për Universitet, duke ditur tashmë që data e aplikimeve për Universitet (RAUNDI 1) është 31 Korrik 2019, ne ju sygjerojmë disa programe studimi të preferuara nga maturantët dhe studentët e viteve të shkuara.
Universiteti Qiriazi me eksperiencë 12-vjeçare në arsimin e lartë ofron programe studimi të akredituara për vitin akademik 2019-2020:

Në ciklin e parë të studimeve Bachelor:
Fakulteti i Ekonomisë
1. Menaxhim Biznesi
2. Financë
Fakulteti i Drejtësisë
1. E Drejtë Biznesi
Gjithashtu ofron dhe programe studimi 2-vjeçare për maturantët dhe kandidatët me mesatare nën 6.5:
Teknologji Ushqimore
1. Teknologji të Produkteve Bimore
2. Teknologji të Produkteve Shtazore
3. Teknologji e Pijeve dhe Ujit
Teknologji Informacioni
1. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
2. Elektronikë
3. Web Design

Të gjithë Maturantët që regjistrohen në një nga Programet e Studimit gjatë Raundit të Parë, përfiton 10% zbritje në tarifën e studimit.

Për më tepër informacion kontaktoni: Universiteti Qiriazi
Email: sekretaria@qiriazi.edu.al
Web: www.qiriazi.edu.al

Fillo sot, të ndryshosh të ardhmen !
#universitetiqiriazi #fillosottendryshoshteardhen #qiriazi

 

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.