Vendimi për ndryshimin e notës mesatare për pranimin në Universitet 2019-2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: share-512.png

Shkarko Vendimin Zyrtar

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë notën mesatare për pranimet në institucionet e arsimit të lartë në vend. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave e do të hyjë në fuqi me ardhjen e vitit akademik 2019-2020. “Këshilli i Ministrave vendosi: Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2019-2020, të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë)”,-theksohet në vendim. Ndërkohë në rastet e transferimit të studimeve nga brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017 dhe në vijim.

NReklamoni bisnesin tuaj me ne ! (2)

Bëjeni Share që të informoni shokët: share-512.png

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.